Pyetje:
Doktor,
Jam një vajzë 17 vjeç që sapo? kam humbur virgjërinë.? Dua të di në se duhet të shkoj për vizitë tek gjinekologu dhe? kur duhet të shkoj ? Të them të vërtetën druaj ta bëj këtë vizitë dhe nuk di se çfarë bëhet në një vizitë gjinekologjike.
Përgjigje:
Doktorët këshillojnë :
a- Një vajzë që ka filluar jetën seksuale, edhe kur nuk ka ndonjë problem shëndetësor, duhet të shkojë për vizitë tek mjeku gjinekolog? jo më vonë se tre vjet nga fillimi i aktivitetit seksual.
b-Çdo vajzë, ka filluar ose jo jetën seksuale, duhet të vizitohet tek një mjek gjinekolog kur bëhet 21 vjeç.
c-Çdo vajzë ose grua, që ka bërë ose bën seks me një partner seksual, duhet të bëjë ekzaminim të plotë gjinekologjik çdo tre vjet. Në vartësi të shëndetit personal, doktori, mund të rekomandojë vizitë gjinekologjike çdo vit.
Shumë vajza, madje, edhe gra, e kanë të vështirë të vizitohen tek mjeku gjinekolog. Kjo droje duhet të hiqet dhe këtu ndihmon informacioni. Vajzat dhe gratë duhet të dinë se ç’është vizita gjinekologjike dhe çfarë bëhet gjatë kësaj vizite.
Vizita gjinekologjike? përfshin ekzaminimin e përgjithshëm si dhe disa proçedura që janë specifike për këtë ekzaminim. Konkretisht, doktori do të bëjë:
•? ? ? Pyetje për të gjithë familjen dhe për historinë mjekësore personale.
•? ? ? Ekzaminimin e gjinjve dhe do të të japë udhëzime si t’i kontrollosh vetë gjinjtë.
•? ? ? Do të dëgjojë me stetoskop mushkëritë dhe zemrën tënde
•? ? ? Do të kontrollojë tensionin e gjakut dhe pulsin
•? ? ? Do të të peshojë.
•? ? ? Do të kontrollojë barkun.
•? ? ? Do të kontrollojë pelvisin.
•? ? ? Do të marrë material për Pap-test.
•? ? ? Do të bëjë test për SST
•? ? ? Do të shpjegojë për kontracepsionin, po qe se ti dëshiron.
Ju duhet ta shfrytëzoni këtë eksperiencë për të mësuar më shumë për trupin dhe për veten tuaj. Mos harro t’i thuash doktorit se kjo është vizita jote e parë tek gjinekologu dhe kërko që ai të të shpjegojë të gjithë proçedurën.
Ekzaminimi i zakonshëm pelvik përfshin ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshëm. Doktori do të ekzaminojë vulvën tënde(buzët e jashtme e të brendshme), klitorin, dhe hapjen vaginale. Pas kësaj, ai do të shikojë brenda në vaginë duke përdorur një spekulum, për të cilin ti mund të mos kesh dëgjuar. Spekulimi është një instrument që përdoret për t’i mbajtur muret e vaginës të ndara. Kjo mund të jetë pak shqetësuese, por edhe po të jetë kështu qetësohu. Me praktikë kjo do të bëhet më e lehtë.
Doktori do të ekzaminojë muret e vaginës për lezione, për inflamacione, ose për rrjedhje jo të zakonshme. Do të kontrollojë edhe qafën e mitrës. Ai do të marrë pak material me qeliza, nga qafa e mitrës. Kjo quhet Pap-testi. Disa gra, ndjejnë një shqetësim fare të vogël kur merren qelizat për testin. Këto qeliza që u morrën nga qafa, dërgohen në laborator për të parë në se ka rritje qelizore jo normale dhe ekzaminohen për kancer cervikal.
Rritja celulare anormale, shpesh, shkaktohet nga? infeksioni me Human Papilloma Virus (HPV). Po qe se rezultatet e Pap- testit janë inkonkluzive, ose anormale, doktori do të bëjë një test tjetër për HPV. Duhet të dish se Pap-testi nuk është test për shtatzëninë, për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për infeksione vaginale dhe për probleme të tjera gjinekologjike.
Vajzat dhe gratë e reja, duhet të ekzaminohen në mënyrë rutinë tek gjinekologu. Kjo është e domosdoshme sepse ato janë, veçanërisht, të prekshme nga infeksionet cervikale Kjo ndodh sepse sipërfaqja e qafës së mitrës së tyre, përmban qeliza që janë? akoma të papjekura dhe më pak rezistente. Zbulimi i hershëm i infeksioneve dhe dëmtimeve si dhe mjekimi i tyre në kohë, do të pakësojnë komplikacionet e më vonshme.
Vaksina kundër HPV që u zbulua në vitin 2006, rekomandohet ta bëjnë gratë dhe vajzat e reja nga mosha 9 deri 26 vjeç, për t’i mbrojtur ato nga kanceri i qafës së mitrës. Vaksina është më efektive po që se bëhet përpara se vajza të jetë bërë seksualisht aktive; por ajo mund të ndihmojë edhe po qe se vajza, pavarësisht, se ka bërë seks, nuk është ekspozuar? ndaj shtameve të shumta të HPV, kundër të cilave ajo mbron.
Më shumë për vizitën gjinekologjike do të mësosh nga doktori gjinekolog dhe mamia kur të shkosh për vizitë.
Paç fat
Doktori.