A e dëmton seksi gjatë shtatëzanisë gruan dhe beben.

pregnant-sexPyetje:

Përshëndetje. Jam i martuar dhe ditën që bashkëshortja ime mësoi se ka mbetur shtatzënë e? ka kapur ankthi se mos marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë e dëmtojnë atë ose beben. Ju lutem më jepni një përgjigje të saktë.

A janë realisht të dëmshme marrëdhëniet gjatë shtatzënisë dhe çfarë duhet të bëjmë.

Faleminderit.

Përgjigje:

Nga pyetjet e shumta të lexuesve për sot nxitova t’i përgjigjem pyetjes tuaj për dy arsye:
a-? ? ? E para sepse nuk është mirë që një grua shtatzënë të jetë në ankth.
b-? ? ? Sepse kjo pyetje mund të ketë interes edhe për shumë çifte të tjera të reja që janë në të njëjtën situatë…

Shtatzënia është një proces fiziologjik normal, me veçoritë e saj, që zgjat rreth 39 javë. Nuk besoj se ka njeri që do të këshillonte një çift të ri, në kulm të jetës së tyre seksuale, të mos kryenin marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë.

Sipas seksologut dhe obstetrit të shquar Masters dhe koleges së tij Johnson, çdo grua në mënyrë individuale e humb pak a shumë dëshirën për seks gjatë shtatzënisë. Ata kanë dokumentuar një rënie të libidos tek gruaja shtatzënë në tremujorin e parë, një rritje të saj në tremujorin e dytë dhe një rënie graduale në tremujorin e tretë. Kërkues të tjerë raportojnë jo në të njëjtën mënyrë.

Ju dhe të gjithë çiftet e reja që presin fëmijë duhet të dinë se shtatzënia krijon disa ndryshime në trupin e gruas. Këto ndryshime janë:

a-Kufizime emocionale dhe psikologjike që duhet të mbahen parasysh lidhur me marrëdhëniet seksuale dhe që të dy të ndjehen të sigurtë dhe komfortë për vendimet që do të marrin. Bisedoni hapur me njeri-tjetrin gjatë shtatzënisë (ashtu siç duhet të bëni gjithmonë), për çfarëdo gjë që dëshironi emocionalisht nga partneri. Disa burra mund ndjejnë vështirësi dhe frikë se mos dëmtojnë fetusin gjatë seksit, ndonëse e dinë se kjo nuk është e mundur.

b-Ndryshime fizike.? Me rritjen e peshës, që është normale në shtatzëni, disa gra ndjehen të pasigurta lidhur me trupin dhe ndjehen si më pak të dëshiruara për partnerët.

c-Ndryshime seksuale.? Njëri partner mund të dëshirojë të bëjë seks më shpesh se tjetri. Partneri tjetër? mund të dëshirojë të ruajë rutinën seksuale që kish para shtatzëninë. Diskutojini këto gjëra, dhe respektoni shqetësimet e njeri -tjetrit, kjo do të bëjë që të gjeni një zgjidhje.

Për sa kohë shtatzënia ka zhvillim normal, ju të dy mund të vazhdoni si më parë! Për sa kohë shtatzënia nuk ka komplikacione, ju mund të bëni seks pa frikë. Fetusi në mitrën e gruas është i mbrojtur prej lëngut amniotik që e rrethon. Bebja në mitrën e nënës është si e verdha e vezës në mes të gjithë asaj mase të bardhë.

Ndryshimet hormonale që shoqërojnë shtatzëninë influencojnë në gjendjen shpirtërore të gruas. Ato mund ta prishin dëshirën e saj për të bërë seks. Për disa çifte të përzierat, diskonforti fizik, rritja në peshë dhe rënia e energjive mund të influencojnë mbi dëshirën për seks dhe kënaqësinë prej tij.

Në kushtet kur njeri nga ju nuk dëshiron të bëjë interkursë seksuale ju të dy duhet të diskutoni për të provuar pozicione të tjera, ose mënyra të tjera për të arritur kënaqësinë seksuale.

Ndryshimi i pozicionit për seks gjatë shtatzënisë është me rëndësi, sepse ajo që u jepte kënaqësi përpara fillimit të shtatzënisë mund të mos jetë më kështu. Gruaja duhet të dëgjojë trupin e saj dhe të veprojë sipas kërkesave të tij. Po qe se gruaja ka ndonjë dhimbje, ose një hemorragji uterine, ose kur “ ujërat e saj bien”, në këto raste ajo duhet të evitojë interkursën seksuale, ose penetrimin dhe të shkojë tek doktori menjëherë.

Duke përdorur pozicione të ndryshme për seks dhe duke u kujdesur për lubrifikimin gruaja do ta mbajë ose do ta rritë interesin dhe kënaqësinë e saj seksuale.

Ju mund të bëni seks sa të doni gjatë gjithë kohës që gruaja është shtatzënë. Por duhet të dini se seksi është më shumë se vetëm interkursë. Seks është gjithçka nga ekstrakursa (përkëdheljet, dhe çdo gjë me përjashtim të interkursës) tek seksi oral dhe tek masturbacioni reciprok. Me rëndësi është të plotësoni nevojat e njeri-tjetrit duke i qëndruar afër, me prekje reciproke, me eksitim dhe me çlirim seksual në çfarëdo proporcioni që dëshironi.

Kuptohet që pozicioni seksual “burri sipër” kur rritet barku nga shtatzënia nuk është komfort. Çiftet me sens krijues mund të gjejnë shumë mënyra të ndryshme që të kënaqen edhe me interkursën. Në përgjithësi çdo pozicion që është komfort është dhe i sigurtë. Në të kundërtën çdo aktivitet seksual që shkakton dhimbje duhet të ndërpritet menjëherë .

Doktorët shpesh i këshillojnë gratë me probleme cervikale ose me lindje premature ta kufizojnë interkursën ose orgazmën gjatë semestrit të tretë. Nga ana tjetër, disa doktorë të tjerë këshillojnë interkursën dhe orgazmën deri afër lindjes, sepse kjo ndihmon që të fillojnë kontraksionet e lindjes.

Ju duhet të jeni krijues. Idetë se si t’i kryeni marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë mund t’i merrni nga çdo libër seksi. Përveç ekstrakursës, seksit oral, masturbacionit reciprok ju mund të provoni edhe interkursën në pozicione që nuk ushtrojnë presion mbi beben në barkun e nënës.

Pozicioni anash, burri nga mbrapa, pra pozicioni që quhet si “luga” mund të jetë i përshtatshëm. Të vendoset gruaja me të ndenjura në fund të krevatit dhe buri me këmbë ose gjunjë në dysheme është një pozicion tjetër që mund të kryhet interkursa në çdo kohë të shtatzënisë.

Seksi i kujdesshëm? nuk është i ndaluar gjatë shtatzënisë, madje ai kur kryhet në kushte të përshtatshme është i këshilluar.

Në çdo rast dyshimi mos hezitoni të bisedoni me mjekun Obstetër ose me maminë tuaj.