A është i vogël penisi 12 cm?

Pyetje:
Përshëndetje doktor,? pashë adresën tuaj në internet dhe u gezova se thashë po të bëj një pytje. Te lutem më kthe përgjigje se jam në merak, jam një djalë 25 vjeç , në maj bëj 26 dhe kam 3 vjet e pak që jam ndarë nga e dashura. Që atëherë skam bërë seks se kam qenë dhe i zënë me punë dhe të dashur skam gjetur.? Në moshën 22 vjeç? bëra seks për herë të parë me të dashurën time.? Ajo ishte 17, për disa muaj bënte 18(i them datat me saktësi se jam në merak). Ndejta nja? 4 a 5 muaj me të, nuk bëja seks përditë(jo se nuk doja por se nuk takoheshim dot), por 2 herë në muaj, por kur bëja prishesha 6 herë. Tani që jam vetëm më shkon ndërmend me i ra me dorë. A është normale që një djalë në moshën time ti bjeri 2 herë në javë, ka raste dhe më shumë, me dorë? Penisin e kam 12 cm kur është i eksituar, të lutem më thuaj të vërtetën futet te penisët mikroskopik kjo madhësi 12 cm? Gjithashtu më? kanë thënë se masturbimi nuk lejohet se sjell kancer për moshat e reja.? Mezi po pres përgjigjet tuaja doktor.

Përgjigje:
Unë nuk e pranoj dot arsyen tënde që nuk bën seks sepse nuk ke kohë. Seksi është shëndet, është kënaqësi, është gëzim, është miqësi, pra, i ka gjithë të mirat. Përpiqu të gjesh kohë edhe për seksin, sa do i zënë të jesh me punë. Më beso edhe puna do të bëhet më mirë po qe se bën seks të mirë. Lidhur me moshën që ke filluar jetën seksuale, 22 vjec, kjo është krejtësisht normale. Masturbimi, ose të rënët me dorë, është një mënyrë shumë e mirë për çlirimin seksual. Masturbojnë të rinjtë, masturbojnë të martuarit, masturbojnë të moshuarit, masturbojnë heteroseksualët dhe homoseksualët dhe masturbojnë si meshkujt dhe femrat. Pra të gjithë masturbojnë, masturbo edhe ti sa herë të ndjesh nevojën për masturbim. Masturbimi është menyrë e shëndetshme dhe e sigurtë. Duke masturbuar nuk e lë një vajzë shtatzënë dhe as sëmuresh me ndonjë sëmundje që transmetohet seksualisht, qoftë kjo dhe HIV/AIDS. As me kancer nuk sëmuresh nga masturbimi. Të gjitha ato të këqia që thuhen për masturbimin janë gënjeshtra. Edhe njëherë masturbimi është një vete-kënaqësi seksuale e shëndetshme.
Lidhur me madhësinë e penisit 12 cm, ky është një penis normal,? me të cilin po qe se di ta pëerdorësh, mund të kënaqësh çdo vajzë. Madje, nuk ka çfarë të duhet më i madh. Po qe se frika e penisit të vogël, të ka bërë të tutesh dhe të mos kërkosh partnere femër, e ke gabim. Në këtë madhësi, penisi konsiderohet normal dhe i aftë të kryejë detyrat e tij.
Mos harro: Boll me ken shkodran, se të tana i ban.
Të uroj shëndet e fat
Doktori