Pyetje
Doktor te lutem me ndihmo, jam ne nje gjendje te keqe shpirterore. Kam 1 vit e gjysem i lidhur dhe i dashuruar tmerresisht pas nje vajze! Kemi arritur orgazmen te dy ne fillimet tona jo me ane te seksit.. me pas lidhja jone pati nje pauze prej 2 muajsh. E dashura kthehet menjehere tek une dhe me kerkon qe te kryejme mardhenie pasi ajo ishte akoma e virgjer, nuk pati gjak derdhje fare gjate penetrimit edhe te nesermen i erdhen sekrecione ne ngjyre te murrme vazhdimisht gjat gjithe dites..kam shkuar bashke me vajzen tek nje gjenokolog edhe besoj se me ka genjyer duke me thene se eshte e virgjer kur une para 2 ditesh kryeva maredhenie seksuale.. Jam ne ankth nuk di a ka qene e dashura e virgjer me mua apo jo, kjo pergjigje me tundon shume.. Te lutem me ndihmo sepse po e vuaj shume.
Pergjigje
Nuk kuptoj je vajza apo djali. Sido qe te jete ,me qe pyetjen e ben si djale, ashtu do te pergjigjem.
Ti dhe te gjithe shoket e tu, qe jane ne kete situate bejne mire te besojne ate qe u thote vajza.
Me mire se vajza, askush tjeter nuk e di nese eshte ose jo e virgjer.
Edhe njehere besoi vajzes qe te thote kam qene e virgjer. Po qe se nuk i beson, mos kerko njeri tjeter, as doktor, qe te te thote dicka me shume.
Pac fat e shendet
Doktori