A jam e virgjër?

womanPyetje:
Përshëndetje, jam një vajzë 24 vjeç.? Marrëdhënie seksuale nuk kam kryer por gjatë fëmijërisë e kam futur gishtin e mesëm? në vaginë në thellësi prej 15 milimetrave(1.5cm), nuk kam ndjerë ndonjë dhimbje në vaginë e as nuk kam pasur gjakëderdhje. A jam e virgjër apo jo?

Përgjigje:
Sigurisht që je e virgjër.
Rëndësi ka virgjëria psiko-emocionale, pra, e humbet virgjërinë ajo vajzë që kryen marrëdhënie seksuale. Dhe gama e marrëdhenieve seksuale është shumë e gjerë. Në këto marrëdhënie nuk përfsihet vetëm interkursa vaginale, por edhe seksi anal, seksi oral, ose ekstrakursa (përkëdhelje të partnerit, pa penetrim, që çojnë në orgasmë).

Është apo nuk është himeni në hyrje të vaginës? Kjo ka të bëjë me virgjërinë teknike. Cipa e hollë(himeni)mund të shkatërohet nga gishti si në rastin tënd, mund të shkatërohet nga ushtrimet gjimnastikore, nga ushtrime baleti, nga ngjitja në pemë, nga hypja mbi kalë e shumë të tjera. Unë mendoj, një vajzë që e ka shkatëruar himenin për këto arsye, është jo e virgjër teknikisht, por psiko-emocionalisht ajo është virgjëreshë.

Shumë vajza interesohen më shumë për virgjërinë teknike. Ato bëjnë, seksualisht, gjithçka (dhe mirë bëjnë) por duan që t’u paraqiten të dashurve të tyre si virgjeresha. Për këtë ato pranojnë të bëjnë operacione plastike të hymenit(hymenorhaphia), ose përdorin shumë metoda të tjera. Kjo nuk është virgjëri. Kjo është ta fillosh jetën me një gënjeshtër të madhe. Të gënjesh të dashurin dhe veten se je e virgjër, kur në fakt nuk je.

Më në fund, deri sa shkatërimi i himenit? ndodh edhe për arsye të tjera, natyrisht, joseksuale, dhe kur himeni i shkatërruar rregullohet me operacione plastike, për mua, virgjëria teknike nuk ka rëndësi.

Ti psiko-emocionalisht je e virgjër.

Të uroj fat e shëndet .
Doktori.

5 Responses to A jam e virgjër?

  1. Alba says:

    PErshndetje doktor! Jam nje vajze 21 vjece, nuk kam patur mardhenie qe te ndjeja qe penisi me ishte futur ne vagine,kur dilja me ish te dashurin, thjesht ne momentin qe ai me mbushi mendjen per ta bere dmth ne fillim po putheshim dhe ne nje vend aspak te pershtatshem me zhveshi gjysem, sapo filloi te me afrohej une u largova dmth vetem ndjeva si perkedhelje ne vagine asgje me shume, nuk kam dashur kurre te veproja ashtu dhe nuk arrij te dalloj jam apo jo e virgjer akoma! Si mund ta zbuloj ju lutem? Nuk e mar vesh pse e kam kete ndjenje kshu!

  2. Perparim says:

    a duhet edhe te martuarit te perdorin kondoma

  3. BELLI says:

    me fal doja ta dija si ka mundesi qe kur kam kryer marredhenie per here te pare nuk kam pasur gjakederdhje as me vone dhimbje pak po po gjakderdhje jo mund tma shpjegosh pak te lutem jam 21 vjec dhe po kete moshe kam kryer marredheni ,,faleminderit

  4. rovena says:

    a eshte e mundur nje vajze e virgjer te qes gazra nga vagina ju lutem me kthe nji pergjigje .

  5. yllka says:

    Jam kan e vogel 10 vjeq edhe kam shku te dajt e mi nje shoqe atje te dajt e mi me qoi ne mal me mledh mana edhe me kan marr nje djal edhe kum pas mardhnje a kam vergjinitet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>