A jam shtatzënë?

g1Pyetje:

Përshëndetje doktor. Jam një vajzë 20vjeç? nga Tr.
Kam një shqetësim. Unë kryej marrëdhënie me të dashurin herë pas here.? Nga hera e fundit? kanë kaluar 2 javë, por që? para 2 ditësh dhe mbrëmë unë ndjej lodhje dhe më vjen për të vjellë.
Menstruacionet duhet të më kishin ardhur para 2 ditësh, por smë kanë ardhur akoma . Jam e shqetësuar. Kam frikë se jam shtatzënë të lutem më këhillo ça duhet të bëjë.

Faleminderit për? mirëkuptimin!

Përgjigje:

Nga ato pak gjëra qe thua, duket se mund të jetë ngjizur një fëmijë brenda teje. Natyrisht kjo nuk mund të thuhet me siguri pa të vizituar. Për të qetësuar veten do të bëje mirë të vizitoheshe tek ndonjë gjinekolog, ose me më rëndësi është të bësh një test me urinën tënde i cili tregon se je ose jo shtatzëne. Testin mund ta bësh edhe vetë. Testet për shtatzëninë blihen në farmaci dhe ato kanë të përshkruar mënyrën se si bëhet testi.
Po qe se je shtatzënë, ju të dy do të vendosni se çfarë do të bëni më tutje:
a-të bëheni prindër,
b- ta dhuroni fëmijën tuaj,
c- të prishni shtatzëninë përpara se të jeni bërë shtatzënë12 javëshe.

Fillimisht, filloni të përcaktoni jeni ose jo shtatzënë. Të tjerat më pas duhet t’i mendoni mirë dhe ato varen nga shume faktorë.
Të uroj shëndet dhe fat
Doktori.