Pyetje:
Doktor jam një vajzë 19 vjeç. Jam e fejuar prej 3 vitesh. I fejuari ka qenë përdorues i drogës për 10 vjet . Kam kryer mardhënie me të shumë herë. Ai është me Hepatit B. Nuk e di nëse e kam marrë dhe unë Hepatitin apo jo? Jam shumë e shqetësuar. Me të fejuarin tani skam më mardhënie. Jam në një udhëkryq. Të lutem më ndihmo!
Përgjigje:
Hepatiti B është një sëmundje që transmetohet edhe seksualisht. Po qe se ke bërë seks të mbrojtur me prezervativ, shanset që të jesh infektuar janë më të pakta. Gjatë seksit të pambrojtur transmetimi është më i shpejtë. Lidhur me pyetjen tënde: je apo nuk je e infektuar? Enigma zgjidhet shpejt. Takohu me një mjek infeksionist dhe testohu për Hepatit B dhe për HIV/AIDS. Kushdo që ka kryer mardhënie seksuale jo të sigurta, duhet të testohet veçanërisht për AIDS. Por jo gjithkush që bën mardhënie seksuale me një të infektuar me Hepatit ose HIV infektohet edhe ai.
Po të dërgoj me këtë? link përgjigjen që u kam dërguar, disa kohë më parë, disa të prekurve nga Hepatiti B. Shpresoj të të vlejë.
Edhe një herë: kurrë mos harroni atë që e kam përsëritur me mijëra herë: ” Ose seks të sigurtë, ose hiç fare seks”
Të uroj fat dhe shëndet!
Doktori.