A jam unë homoseksual?

PYETJE:

Doktor,

Kam një problem shqetësues. Kurrë nuk e kam konsideruar veten gay (homoseksual), por kam filluar të bëj kujdes të tepruar për një shokun tim më të mirë, madje më shumë nga sa duhet. Unë bëhem xheloz kur ai gjen një vajzë që i pëlqen dhe takohet me të. Unë jam bërë shumë mbrojtës për të, nga që është disa vjeç më i vogël nga unë. Nuk e kuptoj jam pak xheloz nga që ai gjen dikë tjetër dhe unë nuk e bëj, apo unë jam gay dhe kam filluar ta dua atë në këtë mënyrë. Kur mendoj për këtë gjë, ai më duket se është partneri perfekt për mua… Madje ka filluar të më habisë edhe dimensioni i penisit të tij. Të lutem më ndihmo. A do të thotë e gjitha kjo që unë jam gay apo vuaj nga xhelozia dhe zilia për penisin e tij…

PËRGJIGJE:

Le të pretendojmë për një minutë se nuk eksitojnë gjëra të tilla si? burrë ose grua heteroseksual, biseksual ose homoseksual. Por vetëm të mendojmë se ka “qenie seksuale”. Në këtë rast pyetja jote do të lexohej:

Kam një problem…… Kam filluar të kujdesem për shokun tim më të mirë…. Unë bëhem xheloz kur shoku im tërhiqet nga një person tjetër? dhe kalon shumë kohë me ta…Nuk e di në se jam pak xheloz, apo jam i tërhequr seksualisht nga shoku im.. Unë mendoj për trupin e shokut tim dhe jam i sigurtë që ne të dy do të bënim një çift perfekt….. A mendoni që unë vuaj nga xhelozia dhe tërheqja seksuale?

E shikon, kur i heqim tabutë sociale për gjininë dhe homoseksualitetin nga diskutimi, situata duket se është? më pak? e ngarkuar. Shoku yt është vetëm dikush me të cilin ti kalon shumë kohë të këndshme. Nga kjo pikëpamje ti ke plot arsye të shqetësohesh kur ai kalon shumë kohë me njerëz të tjerë pavarësisht arsyes që ai ka. Kjo gjë ti të ngjall ndjenja xhelozie, je apo nuk je seksualisht i tërhequr prej tij.

I vetmi person që mund t’i përgjigjet pyetjes “ A jam unë gay ?” je ti. Duke kërkuar përgjigjen e pyetjes, do të ishte me vend që ndershmërisht të reflektosh dhe të provosh në se ke të tilla tërheqje të ngjashme edhe me meshkuj të tjerë. A i lejon ti vetes mundësi që të shoqërohesh me të tjerë jashtë shoqërisë me shokun më të mirë. Ndonjëherë, e vetmja mënyrë për të kuptuar se çfarë të eksiton? dhe të tërheq seksualisht është të shoqërohesh me shokë të tjerë dhe të eksplorosh ndjenjat e tua në kërkim të qetësisë shpirtërore. Zgjedhja që do të besh do të bëjë? që të kuptosh më mirë se çfarë je dhe si do ta rritesh personalitetin tënd. Në qoftë se vendos se në cilën rrugë do të shkosh, atëherë kamxhiku i shokut nuk do të jetë i vetmi për ty. Ju jeni gjykatësi më i mirë për të gjykuar rrugën që do të merrni pasi t’i keni komunikuar reciprokisht mirë ndijimet. Sado munduese të jetë, përpiqu edhe ti të kalosh pak kohë me njerëz dhe aktivitete të tjera, kur shoku yt është i okupuar me të tjerë njerëz.

Konsideroje veten me fat që je i aftë të artikulosh dhe të pyesësh për këto ndjenja të rëndësishme e të fuqishme. Edhe shoku yt është shumë me fat që ka dikë që kujdeset për të. Ka shumë të tjerë që nuk kanë kurajë? ta bëjnë këtë. Është? me shumë rendësi të kujdesesh për veten, për qëllimet, për dëshirat dhe për të drejtën që ke për të mësuar më shumë se kush ti je. Rruga për të fituar qetësinë shpirtërore nuk është gjithmonë as e lehtë dhe as e lëmuar, por ia vlen ta rrugëtosh. Hidhe hapin i sigurt.