A jemi një cift i jashtzakonshëm ?

PYETJE:

Doktor,

Kur unë dhe dashnorja bëjmë seks, ne thuajse gjithmonë e arrijmë orgasmën brenda pak sekondash nga njeri tjetri. Ta them ndershmërisht, kjo është e përditshme, me përjashtim kur ajo është me periodat. Kemi gjashtë muaj kështu. Jemi shumë të kënaqur me njeri-tjetrin si partnerë seksualë.

A konsiderohemi ne një çift i jashtëzakonshëm ?

Faleminderit.

PËRGJIGJE:

“Orgasmat simultane” është një frazë që përshkruan dy njerëz që orgasmojnë në të njëjtën kohë gjatë kopulimit vaginal. Ju më pyesni në se ju jeni një çift jo i zakonshëm… Po, disa njerëz e arrijnë rregullisht orgasmën në të njëjtën kohë; disa të tjerë e arrijnë në kohë të ndryshme gjatë eksperiencës së tyre seksuale; disa orgasmojnë vetëm disa herë në të njëjtën kohë, por jo herët e tjera, dhe ka të tjerë që nuk orgasmojnë kurrë.

Imazhet mediatike në TV dhe filma, veçanërisht në filmat pornografikë,? tregojnë dhe përforcojnë idenë se orgasmat simultane janë më të mirat, se ato janë mënyra ideale për të kulmuar eksperiencën seksuale dhe ç’është e vërteta, disa njerëz janë dakord me këtë pikëpamje.

Në të vërtetë, kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë një standard i artë. Njerëzit, sido që të jetë, nuk duhet të përpiqen dhe të kenë objektiv që të provojnë këtë eksperiencë në marrëdhëniet e tyre seksuale. Vetë eksperienca seksuale dhe orgasma që shoqëron atë, pavarësisht kur, ku dhe si ndodh, i? jep çiftit kënaqësi të mrekullueshme. Madje, varietetet, mund të ofrojnë kënaqësi edhe më të madhe.

Disa njerëz kënaqen më shumë kur ndjekin orgasmën e partnerëve sesa kur fokusohen tek orgasma e tyre. Duke parë, duke dëgjuar dhe duke ndjerë eksitimin, klimaksin dhe çlirimin seksual të partnerit, ata shkojnë në nivelet më të larta të eksitimit, pavarësisht, në se kjo ndodh në të njëjtën? kohë ose menjëherë pas tyre.

Ju duhet të dini se koha precize e “Orgasmës” ka më pak rëndësi nga sa ka kënaqësia që partnerët ndjejnë kur kënaqen me njeri-tjetrin.

E vlerësoj shumë nivelin e lartë të perfeksionit, që ju të dy keni arritur në jetën tuaj seksuale.

Gjithçka tek ju është normale.

Uroj që lumturia dhe kënaqësia juaj seksuale të mos kenë të sosur.

Përshëndetje

Doktor Ademi.