Pyetje:
Përshëndetje doktor. I lexoj me shumë kuriozitet pyetjet dhe përgjigje që ju jepni për ndihmën e të rinjve. Kam një pyetje për ju. Para 1 muaji e gjysëm kryeva marrëdhënie me të dashurën, por nuk po i vinë periodat, ka 3 javë vonesë dhe prap spo i vinë. Këto 3 ditë bëri testin dhe i doli negativ. A ka ndonjë mundësi që ti ketë ndërruar cikli, ose çfarë mund të ketë ndodhur sipas mendimit tuaj. Kërkoj përgjigje ju lutem sa më shpejt. Flm
Përgjigje:
Po qe se keni bërë seks pa prezervativ dhe vajza nuk ka qenë nën mbrojtjen e kontraceptivëve, ka shume mundësi që të ketë mbetur shtatzënë.
Fakti që testi doli negativ pas tre javëve nuk do të thotë që nuk është shtatzënë. Testet në shtëpi kanë përqindje të lartë gabimi dhe ka rëndësi koha kur e keni bërë.
Provoni të bëni testin pas javës së gjashtë të shtatzënisë. Për test më të sigurtë duhet të shkoni tek një mjek Obstetër. Edhe një herë provojeni testin pas gjashtë javëve, po qe se del negativ dhe vajzës nuk i kanë ardhur periodat, shkoni tek një doktor.
Mos bëni seks pa mbrojtje për shtatzëninë dhe sëmundjet infektive seksuale, pra vajza të marrë kontraceptivë dhe ti të veshësh kondomin.
Paçi fat dhe shëndet
Doktori