A shkaktohen pucra nga mastrubimi?

Pyetje: Pershendetje dokotor,jam nje djale qe mastruboj pothuajse per dite. dua te di a eshte e demshme dhe a shkaktohen pucra nga mastrubimi?

Pergjigje:Masturbimi eshte nje veprim i shendetshem, i sigurte dhe i rekomanduar per t’u cliruar nga tensioni seksual.Por, edhe gjerat e mira po t’i kesh tej mases bejne dem. Cdo dite masturbim, mendoj se eshte e terpert. Perpiqu ta rrallosh ne dy tre here ne jave.Kaq, besoj, eshte e mjaftueshme per shumicen e djemve. Masturbimi dhe jeta seksuale, nuk duhet te marrin gjithe kohen e nje te riu. Mendimi dhe veprimet duhet te jene me te gjera.Leri kohe vetes edhe per aktivitete te tjera te rendesishme si shkolla dhe punet e saj, edukimin tend kulturor dhe edukimin fizik, te cilat jane me shume rendesi per cdo te ri. Po qe se do ta racionosh kohen per te gjitha aktivitetet e tjera te domosdoshme, me siguri, qe nuk do te te mbetet mendja tek masturbimi.

Vepro mencurisht.
Pac fat
Doktori