Pyetje:
Doktor,
Mund të duket një? pyetje për të qeshur, por unë do ta bëj. Pres që burri të vijë për pushime pas një viti në emigracion. Do të qëndrojë rreth një muaj. Sapo llogarita se tamam në kohën që ai vjen më bie të kem periodat. Nuk ka nevojë të them se kjo do të prishë planet e mia për ta gëzuar seksin me burrin tim pas një viti larg, por do të na pengojë të shkojmë dhe diku në det për të kaluar pushimet. A ka ndonjë mënyrë të sigurtë për të ndryshuar ciklin tim?
Përgjigje:
Fatkeqësisht, nuk ka shumë gjëra që ti mund të bësh për të shtyrë periodat. Por pse je me periodat kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni intimë me njeri-tjetrin. ..Ju mund të putheni, përqafoheni, përkëdheleni, ta prekni njeri-tjetrin kudo, të lozni me trupin e njeri-tjetrit e etj. Mundësitë janë pafund. Madje, në se nuk dëshiron të përdorësh tamponët, ju mund të përdorni pece dhe përqendrohuni në pjesë të tjera të trupit tuaj. E ashtuquajtura “Extrakursa” mund të japë po aq kënaqësi sa dhe interkursa. Këto t’i thashë që të mos bësh panik. Qetësohu dhe thjesht shiko përpara atë që po vjen të të shohë pas kaq kohësh.
Ti duhet të dish se shumë burra dhe gra nuk e çajnë kokën dhe bëjnë marrëdhënie seksuale(interkursë) pavarësisht menstruacioneve. Ata vetëm vendosin disa peshqirë nën vete dhe bëjnë seks sa dëshirojnë. Gjithçka varet se si ju e ndjeni këtë gjë dhe në se dëshironi të bëni interkursë gjatë periodave. Mos bëni asgjë që nuk dëshironi ta bëni !
Por pyetja jote më jep rastin të them pak fjalë këtu për atë që quhet supresioni i menstruacioneve, një metodë që bën të riskedohet koha e menstruacioneve kur ajo bije gjatë pushimeve, natën e parë të martesës, gjatë muajit të mjaltit, pra më së fundi kur ju do të takoheni me burrin tuaj në emigracion.
Cikli menstrual i një gruas së shëndoshë mund të ndryshohet vetëm po qe se ajo është duke marrë pilula antikonceptive dhe i ka përdorur ato për disa cikle. Ka rëndësi lloji i pilulave që gruaja përdor. Në çdo rast kur mendoni ta bëni këtë ndryshim të periodave duhet të këshilloheni me doktorin dhe gjinekologun, përpara se të vendosin të axhustojni ciklin tuaj menstrual.
Për të kapërcyer një periodë të tërë veprohet në këtë mënyrë:
Ato gra që përdorin paketat me kontraceptivë 28-ditëshe.
Kur të arrini në fund të pilulave aktive hormonale në pako, filloni kompletin tjetër të pilulave aktive, mos i përdorni pilulat inaktive ose placebo të paketës së parë.
Ato gra që përdorin paketat me kontraceptivë 21-ditëshe.
Në vend që të shkoni nëpër javën pa pilula, filloni menjëherë paketën tjetër me pilula aktive.
Përdorimi i vazhdueshëm i hapeve aktive sposton menstruacionet. Ideja është që të përdoren çdo ditë pilula aktive. Mund të ndodhë që edhe pas kësaj ju të konstatoni disa pika gjaku menstrual.
Kjo procedurë e shtyrjes së periodave duhet të përdoret vetëm me raste, siç është rasti yt, ose më së shumti një cikël po një cikël jo, por jo më shumë.? Edhe njëherë kjo duhet të rekomandohet, të rishikohet dhe të aprovohet nga doktori.
Në qoftë se ka kohë të mjaftueshme prej sot deri sa ty të vjen burri, ose për herë të tjera, një opsion tjetër i përshtatshëm është Depo-Provera. Siç dihet Depo-Provera është një kontraceptiv vetëm me progesterone që merret çdo tre muaj me injeksion. Depo–Provera ndërpret ciklin menstrual, por i bën periodat e gruas më pak të rregullta. Shumë gra që e përdorin Depo-Proverën, vënë re pak gjak midis periodave. Disa grave të tjera nuk u vijnë periodat për një farë kohe edhe pas ndërprerjes së Depo-Proverës.
Kohët e fundit është në provë një pilulë e re për kontrollin e lindjeve e quajtur Lybrel. Kjo u jep fund periodave për aq kohë sa gruaja merr pilulën. Ka edhe barna të tjera për kontrollin e lindjes si Seasonale dhe Seasonique që mbrojnë nga shtatzënia dhe e lënë gruan të ketë vetëm katër perioda në vit.
Kjo duket një kombinim shumë i mirë: mbrojtje nga shtatzënia pa shqetësime dhe dhimbjet e periodave mujore. Por edhe këto e kanë një inkonvieniencë: gruaja humbet atë që historikisht e kanë patur gratë -ritin mujor të të qënurit gra. Prandaj vetiu lind pyetja :
A është mirë që t’i evitojmë plotësisht periodat?
Në një anketim të bërë në Amerikë 22 përqind e grave thonë se i kanë përdorur pilulat e kontrollit të lindjes në një rast ose një tjetër me qëllim që të vonojnë ose ndalojnë? periodat për një kohë të caktuar. Shumë gra e kundërshtojnë opsionin e vonimit të periodave sepse ato janë të shqetësuara se kjo do të dëmtojë në një farë mënyre ciklin riprodhues të tyre dhe do t’i pengojë ato që të mbeten shtatzëna kur do të dëshironin.
Ndërkaq 60 përqind e grave thonë se ato i duan periodat sepse kështu marrin vesh se kur janë me barrë.
Gratë më të moshuara duket sikur e shikojnë më me dyshim supresionin menstrual. Ato e shohin këtë si një teknologji të re problematike.
Por a janë ekspertët? dakord që edhe gratë e shëndosha të vazhdojnë pa perioda?
Në një anketim, mbi 70 përqind e mjekëve e pranojnë kontrollin hormonal të lindjeve për të shtyrë ose ndaluar periodat e pacientit për një periudhe kohe të caktuar, ndërsa 76 përqind e mjekëve nuk besojnë se është fizikisht e domosdoshme që gruaja të ketë perioda çdo muaj. Në kontrast me mjekët, 50 përqind e vetë grave mendojnë se periodat janë të domosdoshme çdo muaj.
Një anketë e Gallup, e kryer nga American College of Obstetricians and Gynecologists gjeti se 69 përqind e doktoreshave gjinekologe besojnë se supresioni menstrual për një kohë të gjatë është i sigurtë, ndërsa 30 përqind e tyre besojnë se është i sigurtë vetëm kur bëhet me raste.
Po qe se ju mendoni të shtyni ose të ndaloni periodat tuaja mujore, ekspertët këshillojnë se ka gjithmonë risqe kur merr kontracepsion hormonal edhe kur atë e jep doktori. Disa nga rreziqet e përdorimit të antikonceptivëve hormonalë janë:? trombozat, hipertonia, goditjet në tru dhe atakë në zëmër. Këto rreziqe bëhen më të mëdha tek gratë që tymosin duhan. Përdorimi për kohë të gjatë i formave të zakonshme të kontrollit hormonal të lindjeve, siç janë injeksionet e progesteronit, shkaktojnë ulje të densitetit kockor dhe rritjen e rrezikut për osteoporozë.
Gruaja duhet ta marrë parasysh këtë rrezik kur mendon për përdorimin e kontracepsionit hormonal për supresionin menstrual.
Si gjithmonë, bisedo me doktorin dhe merr parasysh të gjitha rreziqet përpara se të vendosësh të përdorësh? çdo formë të kontrollit të lindjeve hormonale, veçanërisht po qe se je e vendosur për të evituar ciklin mujor.
Në qoftë se procedurat e spostimit të periodave nuk janë opsione që të kënaqin sepse ti merr pilula për herë të parë, ose pse nuk mundesh t’i marrësh ato, ose se nuk do që t’i marrësh ato, atëherë :
-Mëso si bëhet seks gjatë periodave.
-Mëso lidhur me notin dhe menstruacionet.
Ajo që unë do të të them sot është se seksi gëzohet edhe kur je me periodat dhe not bëhet edhe kur je me to. Në të dy rastet ka disa kushte që duhen respektuar.
Të uroj pushime të mira.