Pyetje:
Përshëndetje!
Une dhe i dashuri im kryem marrëdhënie ndërkohë që une kisha menstruacione.Menstruacionet e muajit të fundit i kisha në datën 5, ndërsa këto të këtij muaji në datën 3. Në ditën e dytë të menstruacioneve kryem marrëdhënie të pambrojtur, edhe ai derdhi spermen brenda meje (duke qenë se menduam se kjo ishte e sigurt). Menstruacionet i kam si zakonisht, ajo që ndodhi nuk ndikoi absolutisht fare tek rrjedha normale e menstruacioneve.
Mund të kem ngelur shtatzënë? Sa kohë jetojnë spermatozoidet vërdallë vezës? Për të shmangur rrezikun mund të përdor pilulën e emergjencës (hera e parë që e përdor)?
Uroj përgjigjen tuaj, të shpejtë 🙂
Përgjigje:
Shanset për të ngjizur një fëmijë kur vajza është me menstruacione janë shumë të vogla. Kjo mund të ndodhë kur vajza ka nje ovulacion jashtë radhës. Nga sa thua ti nuk me duket se ke mbetur shtatzënë për deri sa menstruacionet i ke normale pas aktit seksual. Sa herë dyshoni se mund të keni rrezik për shtatzëni, bëni mirë të merrni kontraceptivin e urgjencës brenda 72 orëve nga kryerja e marrëdhënies seksuale. Mbani parasysh me këtë kontraceptiv nuk duhet të abuzoni, ai duhet përdorur rrallë, kur pësoni ndonjë aksident. Normalisht duhet të përdorni kondomin dhe një metodë tjetër kontraceptive sa herë që bëni seks. Kjo është e sigurtë dhe seksi bëhet kënaqësi e jo kokëcarje.
Spermatozoidët rrojnë në rrugët e femrës maksimumi deri një javë.
Edhe njëherë, bëni seks të sigurtë, ai mbron nga shtatzënitë dhe sëmundjet infektive seksuale. Mos i besoni metodës së tërheqjes mbrapa. Unë kurrë nuk e rekomandoj këtë metode. Tërheqja mbrapa në kohën e ejakulacionit të djalit është e pa sigurtë dhe prish gjithë kënaqësinë e marrëdhënies. Tamam, kur vajza dhe djali duan të shtyhen sa më shumë tek njëri-tjetri,
ata duhet ta ndërpresin aktin seksual. Kjo nuk është e rekomandueshme.
Uroj shëndet e fat,
Doktori