Pyetje:
Përshëndetje doktor, lexova përgjigjet e tua dhe vërtetë u impresionova.
Ka shumë kohë që dua të di përgjigjen e një pytje por asnjëherë nuk kisha kë të pyesja, dhe gëzohem që mu dha mundësia që përmes kësaj faqe tju shkruaj dhe shpresoj se do të më përgjigjeni.
Kam dëgjuar për një rast të një femre “kinse të virgjër” që ka mbetur shtatzënë vetëm se ka qëlluar në një vend ku dy persona kanë kryer më herët marrëdhënie seksuale , dhe në atë vend ka mbetur sperma e mashkullit.
Dhe një mjek kishte thënë se jeni e virgjër por keni mbetur shtatzënë ngaqë ju keni qëlluar në vendin ku sperma ka qënë ende aty dhe keni ngelur shtatzënë.
A është e mundshme kjo doktor?
Ju faleminderit.
Përgjigje:
Në jetë ?do gjë ndodh, por kjo historia e shoqes tënde është nga ato që, ndoshta, kanë ndodhur më rrallë nga ?do gjë tjetër.
Spermatozoidet nuk rrojnë në ambjent të jashtëm dhe ato nuk kërcejnë e të shkojnë nga ?ar?afi ose kolltuku në vaginë.
Në qoftë se doktori e ka vizituar dhe i ka thënë se je e virgjër e shtatzënë, nuk e di kush ka qënë doktori, dhe as dua ta di, por unë përsëri nuk e besoj.
Të uroj fat
Doktori