Pyetje:
Përshëndetje, bashkëshorti im? e ka penisin 11 cm të gjatë.
A është? në madhësinë? e duhur për të mbetur shtatzënë?
Faleminderit!
Përgjigje:
Nuk thua sa vjeç je? Sa vjeç është bashkëshorti? Sa vjet keni martuar? Sa kohë keni që kërkoni të bëni fëmijë?
Ti bëra këto pyetje, sepse të gjithë duhet të mësoni të shpjegoheni më mirë për problemet tuaja. Burri e ka penisin 11 cm nuk do të thotë asgjë tjetër, veç që burri im është normal. Ështe penisi 11 cm i forcuar apo kur është i butë?
Sido që të jetë po të përgjigjem, po të mos jesh e kënaqur nga përgjigja, më pyet përsëri.
Kafshët bëjnë seks për riprodhim.
Njerëzit bëjnë seks për tre arsye:
1-Riprodhim
2-Për të arritur kënaqësinë seksuale
3-Për të forcuar dashurinë, miqësinë dhe shoqërinë.
Një penis që është i gjatë rreth 11 cm (siç është penisi i burrit tënd),që është i shkathët ta kryejë mirë detyrën e tij dhe nxjerr spermë me fara të shëndetshme, i plotëson të tria këto funksione.
Pjesa më e ndjeshme e vaginës janë 4 cm e para të saj, nga hyrja në vaginë. Kështu që penisi 11 cm i gjatë arrin të eksitojë seksualisht çdo grua, veçanërisht, kur penetrimi vaginal shoqërohet me përkëdheljet me gishta të klitorit nga burri ose vetë gruaja.? Pra gruaja kënaqet seksualisht me një burrë që e ka penisin 11cm.
Kur gruaja dhe burri kënaqen seksualisht, atëherë, edhe funksioni tjetër i seksit, forcimi i dashurisë, miqësisë, ndodh vetë-vetiu.
Për funksionin e parë të riprodhimit, nuk ka asnjë dyshim, që gjatësia e penisit 11 cm nuk është pengesë. Sikur burri yt ta zbrazë spermën në një lugë çaji dhe ta derdhij atë në fillim të vaginës dhe sperma të ketë spermatozoide të shëndetshëm, ata janë notarë shumë të zotë dhe kundra rrymës ngjiten lart që të takojnë vezën tënde në tubat e Fallopit.
Në qoftë se ju keni kërkuar fëmijë dhe nuk keni bërë. Mos e kërkoni arsyen tek gjatësia e penisit. Burri të kontrollojë spermën e tij, për të parë nëse spermatozoidët janë të lëvizshëm sa duhet, janë në numrin e duhur dhe e kanë formën e tyre normale. Ndërsa ti të kontrollosh në se ke vezë të shëndetshme dhe a janë rrugët e lira që të lejojnë takimin e spermatozoidit me vezën. Të shikosh edhe kushte të tjera, se a është lëngu i qafës së mitrës miqsor me spermatozoidët, si dhe gjendja e uterusit tënd që do të presë vezën e fekonduar. Pra ka plot gjëra për të vlerësuar.
Edhe diçka të fundit. Një çift me moshë nën 35 vjeç që kërkon fëmijë dhe nuk e ka arritur qëllimin, nuk duhet të presë më shumë se një vit. Po qe se brenda vitit nuk ka ndodhur shtatzënia duhet të shkojnë tek obstetri të dy për t’u ekzaminuar. Një çift mbi 35 vjeç nuk duhet ta zgjatin këtë kohë më shumë se 6 muaj.
Kur shtatzënia nuk ndodh, faji nuk është vetëm i gruas. Në 50% të çifteve që nuk e arrijnë shtatzëninë fain e ka burri, spermatozoidet e tij, jo gjatësia e penisit të tij. Penisi normal duhet të jetë i gjatë rreth 11-14 cm.
Uroj shëndet, fat dhe një bebe të mbarë.
Doktori