Pyetje:
Doktor jam 17 vje? dhe nuk kam kryer marrëdhënie seksuale, por masturbohem shpesh, thuajse cdo ditë, por unë luaj edhe futboll dhe desha të dija a ndikon masturbimi në pasionin tim futbollin?
Përgjigje:
Masturbimi është i shëndetshëm, kur kryhet në kushte të mira higjenike dhe pa përdorur sende që dëmtojnë.
Ai nuk e pengon lojën e futbollit, po qe se t’i masturbon aq sa ndjen nevojën të clirohesh seksualisht. Norma është personale për cdo person. Ajo varet nga mosha, shëndeti dhe zakonet që ke formuar.
Mba parasysh se shumë të mira jo gjithnjë bëjnë mirë. Masturbo aq sa dëshiron dhe aq sa të mos pengosh aktivitete të tjera për një të ri si leximi, shkolla, sporti.
Pac fat dhe shëndet.
Doktori