A ndikon ruajtja per një kohë të gjatë në mundësinë për të ngelur shtatzanë?

Pyetje:
Përshëndetje!
Jam një vajzë 20 vjece, kam dy vjet që bashkëjetoj me të fejuarin tim 24 vjec dhe kryejmë rregullisht marrëdhënie me masa mbrojtëse. Problemi është se ne duam të dy të bashkëjetojmë edhe për një kohë të gjatë pasi jemi ende në fakultet. A ka mundësi që bashkëjetesa dhe kryerja e marrëdhënieve intensive për një kohë të gjatë të ndikojnë që në të ardhmen të mos bëhemi dot prindër.
Me respekt!

Përgjigje:
Unë nuk besoj se ju do të vendosni për fëmijë pas 15 vjetësh. Po të jetë kaq e gjatë pritja, atëherë mund të ketë probleme fertiliteti.
Unë besoj se ju flisni për katër-pesë vjet jetë seksuale të mbrojtur. Kjo pritje në vetëvete nuk ka ndikim në fertilitetin. Unë nuk di cfarë metoda mbrojtëse përdorni sepse edhe kjo ka rëndësi. Por të papritura ndodhin. Mund që ti ose shoku yt të pësoni dicka që nuk lidhet me mënyrën se si ju e keni organizuar jetën. Infeksionet seksualisht të transmetueshme, për shembull, që janë shumë të përhapura mund ta prishin fertilitetin e djalit ose të vajzës. përdorimi i duhanit e alkolit gjithashtu, për të mos folur për sëmundje të tjera. Por të gjitha këto nuk kanë lidhje me pritjen tuaj deri sa të mbaroni universitetin.
Përdorimi i kondomit është mënyra më e mirë mbrojtëse që unë do të rekomandoja. Përdorimi shumë i gjatë i kontraceptivëve hormonalë sigurisht është një gjë që nuk këshillohet.
Paci fat e shëndet
Doktori