A ngel shtatzane me seks anal?

Pyetje:
Pershendetje Doktor, shpresoj te jeni shendoshe e mire, desha te marr pergjigje per pyetjen time.
Jam e fejuar dhe jam 22 vjece. Me te dashurin kemi bere seks anal dhe kur carcafi u perlye shume pak me gjak, cfare do te thote kjo? Kam edhe 1 hall qe nuk me kane ardhur menstruacionet, amund te kem ngelur shtatzane? Ju lutem me informoni. Gjithe te mirat.

Pergjigje:
Me seks anal nuk mbetesh shtatzene, vecse, po te kulloje sperma e djalit nga jashte ne vagine. Kjo eshte mundesi fare e vogel.
Lidhur me gjakun pas seksit anal, kjo eshte e zakonshme. Anusi nuk ka elasticitet dhe nuk lirohet mire per te lejuar penisin te penetroje, per kete arsye,shpesh, ndodh qe demtohet mukoza anale dhe del gjak. Anusi eshte organ qe nuk eshte i bere per seks sic eshte vagina, ai eshte bere per jashteqitje. Kur beni seks anal duhet te beni shume paraloje qe anusi te lirohet dhe duhet te perdorni shume lubrifikant qe penisi te rreshkase me lehtesisht. Gjithnje duhet te perdorni prezervativ. Kurre mos e futni penisin ne vagine, pasi e keni nxjere nga anusi.
Pac fat e shendet
Doktori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>