Pyetje:
Jam një djalë 24 vjeç dhe kam rreth një vit që bej seks me të dashurën. Gjatë kësaj kohe ruhemi prej shtatzënisë. A mundet që ky veprim të shkaktojë sterilitet tek femra ime në të ardhmen, pasi? po ruhemi nga shtatzënia sa herë që bëjmë seks.
Përgjigje:
Që të ngjizet një fëmijë duhet që vajza të ketë? lëshuar një vezë të shëndoshë, e cila të takohet me një spermatozoid, më të aftin e qindra milionave të tillë, që lëshon djali në vaginën e vajzës, gjatë aktit seksual. Pra, sa herë takohet veza e shëndoshë me spermatozoidin e shëndoshë, fillon? shtatzënia. Ruajtja nga shtatzënia, me mjete mekanike,ose hormonale, nuk ndikon mbi ovulacionin e vajzës. Kështu seksi i sigurtë nuk prek aftësinë e vajzës për të ngjizur fëmijë. Vetëm pas përdorimit të antikonceptivëve hormonale, vajzës i duhen disa muaj pas ndërprerjes së hapjeve që të lëshojë vezën e aftë për fertilizim.
Vezët e vajzës e humbasin aftësinë ngjizëse me moshimin. Mbi moshën 30-35 vjeç aftësitë ngjizëse të vezëve bien shumë. Por edhe aftesitë e spermatozoidëve të mashkullit bien pas moshës 35-40 vjeç.Është mirë që fëmijët të planifikohen të bëhen kur vajza është para moshës 30 vjeçare dhe djali para moshës 35 vjeçare.
Të uroj shëndet, fat dhe shumë fëmijë.
Doktori.