A prishet himeni duke kryer seks anal?

Pyetje:
Përshëndetje doktor,  shumë faleminderit për përgjigjjet tuaja, pasi i lexova desha t’ju pyes edhe unë, lidhur me masturbimin  dhe seksin anal? Unë kam masturbuar, por sigurisht pa futur ndonjë gjë në vaginë, por përsëri kam frikë mos e kam dëmtuar himenin, dhe desha t’ju pyes nëse vendos të kryej marrëdhënie seksuale anale, a mund të prishet himeni, ju faleminderit.

Përgjigje:
Hymeni i vajzës nuk shkatërrohet po nuk u fut një objekt në vaginë. Hymeni e mbyll vaginën sikur një portë ta mbyllësh me një perde të hollë. Për të kaluar nëpër këtë portë, duhet shkatërruar kjo perde.  Nuk ka rëndësi me se shkatërrohet, me gisht, me tampon, me penis ose me cdo gjë tjetër që mund ta bëjë këtë.
Seksi anal nuk ka lidhje me himenin. Ti bën seks anal, kënaqesh seksualisht dhe e ruan himenin të paprishur. Kjo të kënaq. Cfarë rëndësie ka ajo cipë e hollë që ti ruan, ndërkohë që bën seks anal. Një vajzë që bën seks anal edhe pse e ruan të paprekur himenin, nuk duhet ta konsiderojë veten të virgjër psikolo-emocionalisht. Në këtë rast himeni vlen vetëm për të mashtruar dikë me të cilin vajza vendos të martohet më vonë.
Mos u përpiqni ta filloni jetën me mashtrime!
Pac fat
Doktori