Pyetje:
A mund të shfaqet ndonjë sëmundje nëse i mëshojmë penisit me dorë gati çdo ditë?
Përgjigje:
E kam thënë shumë herë se masturbimi është seks i sigurtë kur me të nuk teprohet. Çdo ditë masturbim më duket shumë. Ti duhet t’i lësh vetes kohë edhe për gjëra të tjera. Për punët e shkollës, për sportin, për lexim librash, për kinema, për shokë e shumë të tjera. Nuk është mirë që mendja të punojë vetëm për masturbimin. Masturbo me duar të pastra dhe mos i “mësho” kaq fort sepse mund edhe ta thyesh penisin. Po, penisi edhe pse nuk ka kocka, ndonjëherë, thyhet kur djemtë gjatë masturbimit kanë dëshire ta përthyejnë atë që tëe kërcasë, ose i mëshojnë fort dyshekut me penis kur masturbojnë. Thyerja e penisit është një urgjencë mjekësore.
Të uroj shëndet e fat
Doktori