A shkakton përdorimi i pilulave shtim në peshë?

Pyetje:
Jam një nënë e 2 fëmijëve dhe kam 1vit që përdor barna kundër shatëzënisë. A është e vërtetë se barnat të shtojnë në peshë?

Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin tënd si nënë.
Nga libri që jam duke përfunduar për vajzat dhe djemtë “Mësoni për trupin, Mësoni për seksin” po të dërgoj pjesën që ka të bëjë me pyetjen tënde. Lexoje me kujdes bashkë me vajzat.
Uroj fat e shëndet për ty dhe vajzat e tua.
Doktori

Mbi kontraceptivët
(shkëputur nga libri “Mësoni për trupin. Mësoni për seksin”)

Po qe se vajzat i përdorin pilulat sic përshkruhet nga doktori, pa harruar t’i marrin, ato janë efektive kundër shtatzënisë së padëshiruar. Ndërkaq, vajzat me mbipeshë kanë 60% më shumë shanse të ngelen shtatzëna se sa vajzat e holla. Në qoftë se përdorni kondomin dhe pilulat, ose një tjetër metodë hormonale sëbashku, rreziku i shtatzënisë është shumë i vogël.

Vajza:
• Respektoni instruksionet që shkruhen në paketën e kontraceptivëve dhe porositë e doktorit kur përdorni pilulat. Përdorni, gjithashtu, kondomet, veçanërisht, po të jeni duke marrë antibiotikë, të cilët e kompromentojnë? efektivitetin e pilulave.
• Në se? e harroni një pilulë, ose jeni vonuar të filloni një cikël të ri, duhet të përdorni, patjetër, kondomin kur bëni seks, deri sa të keni marrë pilulat për shtatë ditë radhazi.
• Ju mund të përdorni, gjithashtu, kontracepsionin urgjent, kur bëni seks dhe keni harruar të merrni pilulën.

Pilula mund të kombinojë dy hormone: estrogjenin dhe progesteronin, ose mund të jetë vetëm me progesteron. Pilulat e kombinuara parandalojnë ovulacionin- kjo do të thotë që ovari nuk lëshohen me vezë, pra nuk ka shtatzëni. Minipilulat vetëm me progesteron,? është e vërtetë që mund të lejojnë një ovulacion të rastësishem, por spermatozoidet bllokohen nga trashja e mukusit cervikal dhe, po njësoj si me pilulat e kombinuara, e bëjnë uterusin? më pak mikpritës, per te implantuar vezën e fekonduar. Pilulat vetëm me progestieron e kanë përqindjen e dështimit? më të lartë, nga pilulat e kombinuara. Sidoqoftë, diferenca është e vogël.

Unë nuk jam dakort me ata njerëz, që e heqin veten si “pro-jetës”, ku bëjnë pjesë? edhe doktorë e farmacistë, veç të tjerëve , që? refuzojnë t’u japin pilula vajzave. Pilulat nuk janë një formë e abortit. Në shumicën e rasteve pilulat ndalojnë ovulacionin.? Abort nuk quhet edhe kur me kontracepsionin e urgjencës, vezën e fertilizuar, nuk e lejojmë të implantohet në uterus. Nga pikëpamja mjekësore kjo vezë e fertilizuar , akoma nuk është shtatzëni.

Pilulat e kontrollit të lindjes pakësojnë ankthin e vajzave për shtatzëninë e padëshiruar. Ato? i bëjnë më të lehta periodat dhe u çlirojnë? ato nga krampet menstruale. Po ashtu, pilulat ulin shanset per kancer të ovareve deri në 42% dhe për kancerin e uterusit deri 31%, kur ato përdoren, më së paku, për katër vjet. Pilulat dhe metodat e tjera hormonale, gjithashtu, ulin rrezikun per sëmundjen infektive pelvike (PDI) dhe për krampet menstruale.

Disavantazhi më i madh i pilulave antikonceptive është: Ato nuk parandalojnë Semundjet Infektive Seksuale (SIS). Kjo është një arsye madhore, pse ju duhet të ndërgjegjësoheni që të përdorni bashkë me pilulat edhe kondomin.

Pilulat, ndonjëherë, kanë këto efekte anësore: Trombe gjaku, goditje në tru, presion gjaku të lartë dhe dhimbje koke. Këto fenomene anësore shfaqen në disa gra e vajza. Por gratë dhe? vajzat e reja, të shëndetshme, që nuk tymosin duhan, zakonisht, nuk preken nga këto probleme. Vajzat që tymosin dyhan, bëjnë mirë të mos përdorin pilulat e kombinuara, ose asnjë metodë tjetër hormonale që përmban estrogjen. Ja, kjo është edhe një arsye tjetër, pse vajzat nuk duhet të tymosin duhan.

Pilulat që përmbajnë vetëm progesteron dhe metodat e tjera, vetëm, me progesteron, duket, se nuk kanë rrezik për ato që tymosin duhan. Por, ju duhet të dini, se në përgjithësi, ka një rrezik, që është në rritje,për sëmundje te zemrës, tek ato që tymosin duhan, pavarësisht, se çfarë metode kontraceptive kanë zgjedhur. Po qe se tymosni duhan, kërkoni ndihmën e doktorit,? që ta flakni atë.

Disa vajza vënë re, se dëshira e tyre seksuale nuk është aq e fuqishme, kur ato përdorin pilulat kontraceptive. Kjo i detyron ato, që disa herë ta ndryshojnë tipin e pilulave që përdorin. Pilulat trefazike, me pilula të ndara estrogjeni dhe progestine, që ju i merrni në faza të ndryshme të ciklit tuaj menstrual, nuk e ulin dëshirën seksuale, aq sa e bëjnë këtë pilulat e kombinuara, ose pilulat vetëm me progesteron. Disa vajza, gjithashtu, ankohen për gjendje depresioni, fillim të përzjerash, shtim në peshë, akne dhe tharrje vaginale. Pilulat janë, relativisht të sigurta dhe ju duhet të dini, që është më i lartë? rreziku i vdekjes nga shtatzënia, se sa nga përdorimi i pilulave.

Pilulat në farmaci kushtojnë, ndërsa në institutet e planifikimt familjar mund t’i gjesh pa lekë. Keto institucione ofrojnë kondome, pilula dhe vizita klinike me pak para, ose krejt pa para. Keto institucione u ofrojnë adoleshentëve? dhe të rinjve mundësinë që të planifikojnë dhe të gëzojnë interkursën dhe të mos shqetësohen pa arsye lidhur me të.

Disa nga ju tregohen të pakujdesshme dhe bëjnë interkursë të paplanifikuar dhe të pambrojtur, ose kondomet, ndonjëherë, çahen , ose rrëshkasin. Në këto raste, juve u duhet, menjëherë, kontracepsioni urgjent.

Shpresoj t’u kem ndihmuar.
Doktori.