A te demton masturbimi?

Pyetje:
Pershendetje doktor, jam nje djal qe per pak muaj mbush 18 vjec dhe nuk kam bere seks kurre. Une masturbohem pothuajse cdo dite dhe madhesia e penisit tim eshte 11-13cm… si mendon a me demton spermen masturbimi i shpeshte dhe a ashte normal madhesia e penisit tim?
Faleminderit, jam ne pritje te pergjigjes suaj :)

Pergjigje:
Masturbimi eshte i shendetshem, por kur teperohet, si cdo gje tjeter, nuk eshte mire. Mundohu ta rrallosh deri ne 2-3 here ne jave. Mos mendo vazhdimisht per masturbimin, mendo edhe per aktivitete te tjera te domosdoshme, punet e shkolles, lexim librash, aktivitet fiskultural, e te tjera, te gjitha te domosdoshme per nje djale te moshes tende. Masturbimi nuk e demton spermen. Djemte prodhojne spermatozoide vazhdimisht ne testikujt e tyre. Madhesia e penisit tend eshte brenda normes ndaj mos u shqeteso. Gjithkush duhet te kenaqet me ate qe ka. Te gjithe djemte nuk kenaqen me penisin qe kane, te gjithe e duan me te madh.
Te uroj shendet e fat
Doktori