Pyetje:
Përshëndetje doktor. Unë kam kryer marrëdhënie 2 herë me të dashurën. Herën e parë ishte shumë e vështirë për atë ngaqë ishte e virgjër ndërsa herën e dytë ishte shumë e lehtë. Do të doja të pyesja a më ka tradhëtuar e dashura sepse kur e bëmë herën e parë penisi futej me shumë vështirësi, ndërsa herën e dytë futej lirshëm. Dmth a është liruar vagina aq lirshëm vetëm me një marrëdhënie apo do të thotë që e dashura ime mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjë tjetër dhe kur kam kryer marrëdhënie herën e dytë me? të e ka pas të lirshëm, pra a lirohet vagina aq shpejt.Theksoj që e dashura ime është pak e shëndoshë. Të lutem doktor më jep përgjigje . Faleminderit.
Përgjigje:
Nga pyetja jote duket se njohuritë për aktin seksual penetrant të mungojnë tërësisht.
Në qoftë se aktin e parë, ashtu siç thua ti, e bëre me shumëe vështirësi, kjo nuk është aq shumë nga himeni i paprishur i vajzës, por nga fakti se vajza herën e parë ka qënë me shumë emocione. Shqetësimi i herës së parë nuk e lejon vajzën që të çlirohet tërësisht dhe të lubrifikohet. Kjo dhe shumë arsye të tjera e bëjnë herën e parë të vështirë. Në herën e dytë ajo ishte e çliruar, e lubrifikuar dhe akti seksual shkoi mirë.
Ti duhet të dish se vagina është një organ muskulor? që hapet kur hyn penisi dhe që shkon përsëri në vend dhe nuk lë hapësirë pas aktit seksual.
Penisi, sado i madh qoftë, nuk i liron dot muret vaginale që ato të mbeten të lëshuara. Kjo nuk ndodh kështu as pasi gruaja lind fëmijë.
Më në fund, si mendon ti ta vazhdosh këtë marrëdhënie, kur nuk i beson vajzës tënde? Në se ajo ka bërë seks me person tjetër, pasi bëri njëherë me ty, këtë ti nuk e merr dot vesh kurrë.
Nuk e merr vesh ti, e nuk e merr vesh asnjë burrë e djalë tjetër.
Ju bëni mirë të forconi mirëbesimin tek njëri-tjetri.
Në këtë blog kam shkruar e u jam përgjigjur shumë pyetjeve për seksin penetrant të herës së parë dhe për virgjërinë. Kërkoini në blog dhe lexoini së bashku. Përpiqu të mësosh më shumë për anatominë e organeve gjenitale dhe mekanikën e seksit penetrant. Duhen dije dhe eksperiencë për të bërë seks të kënaqshëm.? Eksperiencën do ta fitoni me kohë, duke bashkëpunuar mirë me njëri-tjetrin. Ashtu siç përsoset një duet instrumentistash, me praktikë munduese.
Të uroj shëndet e fat
Doktori