A zmadhohet penisi nga masturbimi?

Pyetje:
Përshëndetje Doktor.
Jam një djalë 20 vjeç. Pyetja ime për ju është:
A zmadhodhet penisi nga masturbimi i rregullt? Sic dihet penisi është organ muskulor, dhe ashtu siç i fryn palestra muskujt e krahut, besoj se edhe penisi fryhet dhe zmadhohet. Është e vërtetë kjo?
Respekte.

Përgjigje:
E ke gabim, penisi nuk është organ muskulor. Trupi i tij është i përbërë nga tre trupa të sfungjertë, dy prej të cilëve mbushen me gjak kur penisi forcohet. Në të tretin kalon tubi i uretrës që nxjerr urinën jashtë. Pra mos shpreso të rritësh penisin siç bën rritjen e muskujve të trupit.
Masturbimi është i dobishëm, por nuk i rrit dimensionet e penisit. Por sipas parimit biologjik “Funksioni e bën organin”, edhe penisi që funksionon duke masturbuar, do të mësohet ta kryeje më mirë funksionin e tij. Mba parasysh që gjithçka duhet me masë. Edhe për gjërat e mira duhet masë, ndryshe bëjnë dëm.
Përpiqu të kënaqesh me penisin që ke. Njerëzit janë të ndryshëm, nuk mund të jenë të gjithë të një mase. Rëndësi ka të rritësh vetë-besimin.
Të uroj shëndet dhe fat
Doktori