Në 1981 AIDS u raportua për herë të parë. Në atë kohë u quajt GRID
422 raste ishin diagnostikuar në Sh.B.A. 159 njerëz kishin vdekur.
Në 1982: U përdor për herë të parë termi “AIDS”
1614 raste ishin diagnostikuar, 619 njerëz kishin vdekur.
Në 1983 Instituti Pasteur identifikoi HIV
4740 raste ishin diagnostikuar; 2122 njerëz kishin vdekur.
Në 1984: Presidenti Ronald Reagan akoma nuk e kish thënë në publik fjalën “AIDS”
11055 raste ishin diagnostikuar, 5620 njerëz kishin vdekur.
Në 1985: FDA aprovoi testin e parë për HIV
22996 raste ishin diagnostikuar, 12592 njerëz kishin vdekur.
Në 1986: Kryemjeku i Amerikës C. EVERET KOOP shkroi raportin e parë për AIDS
42255 raste ishin diagnostikuar, 24669 njerëz kishin vdekur.
Në 1987: FDA aprovoi mjekimin e parë për AIDS që ishte AZT.
71176 raste ishin diagnostikuar, 41027 njerëz kishin vdekur.
Në 1988: FDA vendosi të bëjë mjekime të reja për njerëzit që vuanin nga sëmundja e AIDS
106994 raste të diagnostikuara, 62101 njerëz të vdekur.
Infektimi me Virusin
Infektimi me HIV dhe sëmundja e AIDS, është një rrezik i mundshëm për adoleshentët, ndaj kjo? duhet të jetë një nga shqetësimet e tyre të mëdha. Shumë adoleshentëve kjo u duket si një realitet i largët, si diçka që kurrë nuk do t’u ndodhë atyre. Kjo është arsyeja pse ata bëjnë shumë më pak kujdes nga ç’duhet të bënin. Ndërkaq, ekzistojnë shumë mite të gabuara për mënyrën se si një person infektohet. Që të rinjtë të marrin në duart e tyre kontrollin e jetës, që të jetojnë të shëndetshëm dhe të vazhdojnë të mbeten të tillë, është me rëndësi të veçantë që ata jo vetëm të dinë faktet lidhur me AIDS-in, por edhe të veprojnë në përputhje me këto fakte.
Ka tre mënyra infektimi me virusin HIV:
a-Marrëdhëniet seksuale që lejojnë të këmbehen lëngjet seksuale të partnerëve.
b-Kontakti me gjakun e një personi të infektuar
c-Nga nëna e infektuar tek fëmija akoma i palindur, gjatë lindjes dhe pas lindjes.