Pyetje:
Përshëndetje doktor, ka 1 muaj që lexoj faqen tuaj. Më pëlqejnë mendimet e tua por desha të bëj edhe unë një pyetje. Jam e martuar, ka 8 vite dhe asnjëherë sndihem e kënaqur me seksin që më bën burri. Kurrë nuk kam ndjenjë për seks, nuk e di asnjëherë se si të veproj rreth kësaj çështje. Kur ai më propozon seks unë gjithmonë e urrej se i them nuk ndiej asgjë në seks. Ju lutem më jepni një përgjigje.
Përgjigje:
Sinqerisht, me vjen keq për ty. Tetë vjet që je e martuar dhe nuk ke ndjerë, asnjëherë, kënaqësinë e orgasmës. Kjo nuk është gjë e vogël. Kuptoje që ke humbur shumë.
Ta lëme ç’ka ke humbur, puna është ç’duhet të bësh këtej e tutje. A ke biseduar me ndonjë doktor, a e ke biseduar me burrin tënd? Në qoftë se nuk i ke bërë këto, bëji tani.
Çdo grua duhet ta pëlqejë, jo ta urrejë seksin.
Po të dërgoj një artikullin tim që e kam shkruar për ty dhe shoqet e tua. Lexoje me kujdes. Shpresoj të të ndihmoj.
Ti nuk je vetëm. Janë shumë gra që nuk e provojnë orgasmën. Disa sepse nuk dinë ç’është orgasma dhe si arrihet ajo. Të tjera sepse nuk dinë të bashkëpunojnë gjatë aktit seksual me partnerët seksualë. Ka dhe të tjera që nuk e arrijnë për arsye sëmundjesh të ndryshme, kryesisht psikike. Nuk besoj se ti bën pjesë në këto të fundit. Fakti që ti më shkrove mua tregon se ti e ke këtë problem dhe ky është hapi i parë që hodhe për të dalë nga kjo gjëndje. Për këto tre arsye që të shkrova rreth 70% e grave nuk e arrijnë orgasmën vetëm me penetrim vaginal. Duhet të ndihmojnë veten dhe partneri t’i ndihmojë ato.
Shpresoj shumë, se ti do ta gjesh orgasmën që të ka humbur prej kaq shumë vitesh.
Më shkruaj përsëri pasi të kesh provuar këto që të shkruaj këtu poshtë. Lexoji po të duash bashkë me burrin. Për të kërcyer tango duhen dy veta. Kështu është edhe me seksin. Ashtu si tangon edhe seksin do ta bëni më të mirë, kur të dy do të përpiqeni dhe do të ushtroheni sëbashku.
Uroj fat, shëndet dhe orgasma te mrekullueshme.
Doktori.
BËHU NJË GRUA QË TË PËLQEN SEKSI
Çfarë e bën një grua që? ta dojë seksin?
A mos vallë partneri i duhur ?
A mos vallë trupi i saj? perfekt?
A mos vallë fati i saj i mirë?
Jo, besomëni- nuk janë këto.
Është në dorë të vetë gruas që të bëhet eksperte për kënaqësinë e saj seksuale. Kjo është një e vërtetë që e ka vërtetuar jeta. Në qoftë se gruaja do të përpiqet ta ngrejë nivelin e jetës së saj seksuale, ajo do të arrijë seksualisht nivele shumë të larta.
Pra, gjithçka që lidhet me seksin është në dorë të vetë gruas.
Atëherë filloni
1-Kënaquni me veten tuaj : Masturboni
Hapi i parë që të bëhesh një grua e vërtetë dhe që e do seksin është të fillosh të duash veten.
Kjo përkthehet : Masturboni.
Duke masturbuar gratë do të kuptojnë se orgasma është vetëm pak ngacmime larg dhe ajo vjen. Kjo do t’i ndihmojë të rritin besimin tek vetja dhe të bëhen gra të vërteta seksuale.
Ato duhet të dinë se nuk janë ato të vetmet gra që masturbojnë! Janë të shumta? gratë që masturbojnë. Studimet tregojnë se? me shumë se 2/3 grave në botë masturbojnë rregullisht!!!
Sapo gruaja arrin orgasmën me veten e saj (solo), ajo do të fitojë besimin ( në kuptimin seksual ) tek vetia dhe do të dijë se çfarë e eksiton dhe e çon në orgasmë.
Hapi tjetër është që këto gjëra që sapo i mësuan me veten, t’i sjellin në dhomën e gjumit – kur janë me burrin, dashnorin, partnerin.
Shumica e grave e arrijnë orgasmën me vetë-masturbim brenda tre minutave.? Kohë rekord ! Me partner, ato e dinë që u duhet shumë kohë,? mesatarisht 20 minuta, madje edhe pas kësaj kohe (ose më shumë akoma) shumë gra nuk shkojnë dot në orgasmë (rreth 30 % e grave që bëjnë seks rregullisht nuk e kanë provuar asnjëherë orgasmën)
Kujdes: Gratë duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj që provuan duke masturbuar. A i preken të themi gjinjtë dhe barkun? A e filluan me një teknikë të caktuar, pastaj e ndryshuan menjëherë sa po u eksituan? A imagjinuan dikë me të cilin bënë seks?
Këtë? informacion të mos? e mbajnë për veten e tyre, si sekretin e tyre! T’ua thonë partnerëve seksualë këto sekrete, madje në mënyrën sa më të bukur, ose t’u a tregojnë atyre konkretisht atë që bënë vetë. Shanset për të arritur orgasmën janë.? Ato kanë nevojë që ai t’i prekë me? më shumë durim dhe shkathtësi. Ai të imitojë atë që ato bënë vetë. Dhe sapo? të arrijnë suksesin, atyre do t’u kalojë zhgënjimi dhe ankthi dhe do të bëhen të afta të arrijnë orgasmën. Ato duhet ta kërkojnë seksin dhe padyshim do ta gëzojnë atë më shumë.
Në qoftë se nuk kanë masturbuar deri tani, le të fillojnë. Gjenitalet janë pjesë të trupit, si të gjitha pjesët e tjera të tij. Ato e meritojnë vëmendjen e tyre. Në qoftë se ndjehen me turp ose me ankth për masturbimin, le të lexojnë libra për të, për “shkencën e orgasmës”. Në qoftë se leximi për orgasmën nuk është në stilin e tyre, atëherë le të planifikojnë të takohen e të kryejnë disa seanca me një seksterapist.
2-Gratë Duhet të Vishen në Mënyrë që të Ndjehen Seksi
Gruaja që? e dëshiron seksin e tregon dëshirën seksuale që ka? jo vetëm për raste speciale, por edhe në jetën e saj të përditshme.
Në qoftë se një grua ndjehet e dalë mode dhe jo apeluese, ajo nuk do të jetë seksualisht shumë tërheqëse në dhomën? e gjumit. I ashtuquajturi “sex appeali” fillon me gjëra të vogla. Të përpiqen për pamjen e tyre të jashtme si dhe për sjelljen e tyre të përditshme. Nuk ka nevojë të harxhojnë shumë kohë, orë të tëra përpara pasqyrës, ose të paguajnë shumë para për të brendshme seksi jo komforte. Të bëjnë atë që i bën të ndjehen plot besim dhe tërheqëse. Të veshin tesha që do të venë në dukje pjesët më të mira të trupit të tyre. T’i lyejnë thonjtë me të kuq si zjarrfikëset!
Ose le të shkojnë të trajtohen me masazh qetësues dhe pastaj ato që mësuan t’i përsëritin me partnerin gjatë paralojës edhe të eksitohen së bashku.
Ti bëjnë këto gjëra prioritet të tyre dhe ti bëjnë thjesht e në mënyrë rutinë siç bëjnë çdo gjë tjetër, p. sh ashtu siç lajnë dhëmbët ose bëjnë dush, ose pastrojnë teshat që veshin e tj.
Çelësi për ta mbajtur veten si një mbretëreshë seksi, është të mendosh për veten se je një e tillë. Kur ato ta bëjnë këtë për veten e tyre, atëherë edhe të tjerët do ta bëjnë këtë për ato dhe do të përgjigjen po njësoj si edhe ato.
Gratë e shprehin seksualitetin? e tyre kur kanë paraqitje të mirë, kur qeshin e janë të gëzuara, kur ecin jo të lëshuara dhe kur janë plot besim tek vetja.
Është një doktoreshë obstetre- gjinekologe dhe një edukatore e dëgjuar e grave në Amerikë që quhet? Dr. Christiane Northrup. Ajo është autore e shumë librave midis tyre:? “Women’s Bodies, Women’s Wisdom” (“Trupi i grave, Mençuria e grave” ).
Doktoresha Northrup thotë:
“Çdo mendim ka një realitet biokimik në trup. Kur i ngre në një shkallë më të lartë mendimet dhe emocionet e tua, kjo në tru shoqërohet me një përzierje të neuropeptideve dhe hormoneve krejt ndryshe, nga kur ke mendime të panikut, të frikës dhe të zemërimit. Nxitni mendimet që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.”