Pyetje:
Përshëndetje doktor. Unë jam një djalë 17 vjeç. Kam ndjenja për meshkujt, por un nuk dua të jem homoseksual. Kam partnere femër po për atë nuk kam aq ndjenja të forta aq sa ndiej për një mashkull. Por kur puth atë mua më ngrihet ose me vjen të bëj seks. Por unë më shumë ndjej kur kam afër një mashkull .Të lutem më trego çtë bëj .
Përgjigje:
Ti mund të jesh një djalë biseksual, që të pëlqen të bësh seks me djem dhe me vajza. Shumë shokë të tu në adoleshencë i kanë këto ndjenja të përziera dhe duan të eksperimentojnë që të sigurohen se çfarë janë homo apo heteroseksualë. Më vonë orientimi i tyre seksual përcaktohet. Fakti qe ti dëshiron të jesh heteroseksual, pra një person me orientim seksual të drejtë është pozitiv. Me vullnet do ta kapërcesh këtë konfuzion që ke tani. Unë të këshilloj të forcosh vullnetin dhe të bëhesh një heteroseksual i determinuar. Jeta do të jetë më e lehtë për ty si heteroseksual, se sa homoseksual. Edhe njëherë përpiqu të kesh marrëdhënie me vajza, është, sigurisht, më natyrale dhe? më bukur, prandaj shumica e njerëzve janë heteroseksuale, vetëm rreth 2-4 % e njerëzve janë homoseksualë.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori