Pyetje:
Përshëndetje,
Une e kam një problem, i cili më duket mjaft serioz pasi më pengon që të kem një marrëdhënie të mirëfilltë seksuale me partnerin tim. Gjatë marrëdhënies seksuale, unë shumë shpejt thahem dhe kjo ndikon që seksi të jetë i dhimbshëm në vend që të jetë i kënaqshëm. Prandaj kam një pyetje, a ështëshqetësuese kjo dhe cili është lubrifikuesi më i mirë dhe më i sigurt që mund ta përdori pa pasur frikën se mos ka ndonjë efekt anësor?
Ju faleminderit.
Përgjigje:
Përdorni lubrifikant. Lubrifikantët janë të ndryshëm, por më të zakonshmit janë K-Y dhe Astrogel. Pa hezitim përdor edhe cdo lubrifikant tjetër që do të ketë në farmacinë tuaj.
Në qoftë se nuk e gjeni lubrifikantin, mund të përdorni edhe vaj ulliri, por ky mund të dëmtojë kondomin.
Paci fat dhe shëndet
Doktori