Pyeteje:
Jam një vajzë 19 vjeç. Kam dhimbje në fund të barkut në çdo moment edhe kur kryej marrëdhënie. Kam marrë shumë ilaçe por asnjë nuk më ka bërë efekt. Mestruacionet i kam me dhimbje. Kam sekrecione pak si në të verdhë dhe me erë të keqe. Kam dhimbje në vaginë mbas urinimit. Ju lutem më ktheni përgjigje sa më shpejt. Faleminderit!
Përgjigje:
Nga ankesat e tua duket se ke një infeksion. Mund të jetë një nga Sëmundjet Infektive Seksuale. Sigurisht, kjo është një diagnozë e dyshimtë dhe e përcaktuar nga larg. Mund të kesh edhe probleme të tjera gjinekologjike.
Cila do qoftë arsyeja e ankesave të tua, ti bën mirë të shkosh të vizitohesh tek një doktor Obstetër/Gjinekolog. Ai do të thotë se çfarë ke dhe si të mjekohesh. Këshilla ime është: mos e vono vizitën tek mjeku.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori.