Te dashur frekuentues te blogut,
Për masturbacionin kam shkruar shpesh dhe u jam përgjigjur shumë pyetjeve në këtë blog. Por pyetjet me shqetësime të shumta për masturbacionin nuk shterin.
Shumë janë të shqetësuar për dëmet shendetësore të masturbimit. Të tjerë janë shumë të dhënë pas mastubacionit dhe kjo i frikëson. Këto pyetje dhe shqetësime vijnë nga djem dhe nga vajza.
Vajzat më shumë shqetësohen, se mos masturbimi u prish virgjërinë. Përgjigjen e kam dhënë disa herë: Masturbimi nuk prish virgjërinë, po qe se nuk fut në vaginë një objekt që zëvendëson penisin e djalit.
Për ta bërë më të qartë problemin e masturbacionit, po u dërgoj edhe një herë tjetër “Dhjetë fakte kryesore mbi masturbacionin” të cilat i shkrova për ju.
Uroj fat dhe shëndet për të gjithë ju
Doktori
Dhjetë fakte kryesore mbi masturbacionin
1-Masturbacioni është i mirë, ai është pa para, nuk ka sëmundje dhe le të shpresojmë, i çliruar nga faji. Gjithkush do ta gëzojë në privatësinë e tij dhe do të bëjë atë që i pëlqen, madje, kënaqësi deri në orgasmë.
2-Masturbacioni është një mjet, që ndihmon burrat dhe gratë? të mësojnë se si ta arrijnë orgasmën, natyrisht, ata që dëshirojnë. Ndonëse, partnerët, shpesh, japin shumë kënaqësi, ndodh që ata të mos e kënaqin dot njëri-tjetrin. Gratë dhe burrat që mësojnë si të kënaqin veten? e tyre, janë në gjendje ta ndajnë këtë kënaqësi? edhe me dashnorët e tyre.
3-Shumë gra? e burra të martuar masturbojnë, sepse rrallë mund të ndodhë, që dy njerëz të kenë të njëjtin nivel të dëshirës seksuale. Nuk ka arsye, që njeri partner të jetë, gjithnjë, seksualisht i frustruar, ose të tjetri të detyrohet të bëjë seks kur nuk dëshiron. Në këto raste, masturbacioni është një alternativë efektive. Masturbacioni, që përdoret nga njëri partner për të evituar lojën seksuale me partnerin, është e pa këshillueshme, por kur përdoret si suplementar i një marrëdhënie seksuale të kënaqshme, në këtë rast nuk ka asgjë të keqe.
4-Vibratori mund ta ndihmojë një grua që të arrijë orgasmën gjatë masturbimit. Ajo e përdor vibratorin në fillim për të arritur orgasmën dhe e përfundon aktin me duart dhe gishtat e saj.
5-Nuk ka kufi se sa shpesh mund të masturboni. Por, duhet të bëhet kujdes që masturbimi të mos bëhet kompulsiv (që nuk rri dot pa të). Ai ose ajo që arrin në pikën kur nevoja për masturbim, prish sjelljet e tij shoqërore, pra prish punët e shkollës ose punës, duhet ta pakësojë masturbimin? në atë nivel, sa ta vejë nën kontroll kërkesa për masturbim.
6-Një çiftet? që masturbojnë njëri-tjetrin nuk bëjnë gabim. Masturbimi është seksi i vetëm, absolutisht, i sigurtë, sepse ai nuk lejon? që lëngjet e trupave të tyre, të përzihen me të partnerit.? Ka shumë forma të seksit të sigurtë, por kondomet mund të çahen , partnerët mund ta tradhtojnë njëri-tjetrin dhe ekspozimi me lëngjet e trupit, ka shumë rreziqe. Për adoleshentët masturbimi dhe masturbimi reciprok është marrëdhënie shumë e sigurtë.
7-Ndërkohë që shumë njerëz, e gjejnë interkursën seksuale më të kënaqshme nga masturbacioni, të tjerë arrijnë orgasma më të forta me masturbacionin. Kjo ndodh sepse ata me masturbacionin? janë më të aftë? të arrijnë ato sensacione që i çojnë në orgasmë, ose shqisat e tyre i arrijnë lartësitë e duhura, vetëm, kur ata fokusohen, tërësisht,? në ndjenjat e tyre personale.
8-Një djalë që masturbon në kushte që e detyrojnë ta bëjë këtë i nxituar, mund të zhvillojë tendencën për ejakulacionit prematur, pra prishje parakohe. Për të fituar kontrollin mbi ejakulacionin gjatë interkursës, djali duhet t’i japë më shumë kohë vetes gjatë masturbimit. Masturbimi nuk sjell vetëm kënaqësi, por duhet të jetë një mënyrë për ta vënë nën kontroll orgasmën.
9-Masturbimi nuk shkakton akne, nuk shkakton rritje të qimeve në pëllëmbët e duarve, nuk shkakton verbim. Masturbacioni mund të shkaktojë, ndonjëherë,? iritim të gjenitaleve. Në këto raste rekomandohet përdorimi i lubrifikantëve.
10- Fantazitë seksuale që njerëzit kanë gjatë masturbimit, janë vetëm fantazi dhe zakonisht, nuk kanë lidhje me jetën reale.