Diabeti dhe impotenca seksuale

SadCouple-resizePyetje nr. 1

Përshëndetje? Doktor. A ka lidhje ereksioni i dobët me sëmundjen e diabetit dhe si mund të dilet nga kjo gjendje? Faleminderit.

Përgjigje:

Është e vërtetë që burrat që vuajnë nga Diabeti kanë probleme me ereksionin më shpesh dhe në një moshë më të re, krahasuar me burrat e shëndoshë.
Siç dihet Diabeti është një sëmundje që dëmton kryesisht? vazat e gjakut dhe veçanërisht ato vaza gjaku që furnizojnë me gjak organet me ndërtim anatomik më fine, siç janë veshkat, retina e syrit, truri, zëmra dhe indi erektil i penisit.
Mekanizmi fiziologjik i ereksionit të penisit është i lidhur me furnizimin me gjak të strukturave erektile në penis. Kur vazat e gjakut janë të dëmtuara (ngushtuara) sasia e gjakut që vjen në këto struktura gjatë eksitimit seksual është e pakët dhe nuk kryhet erksioni ose ai është jo i plotë, i paaftë për një marrëdhënie seksuale të kënaqshme…
Diabeti është sëmundje që dëmton edhe nervat. Ai dëmton edhe nervat që përçojnë impulset nervore gjatë eksitimit seksual. Kjo është një arsye tjetër që të sëmurët me Diabet të kenë probleme me ereksionin.
Sot ka një grup barnash që kanë përmirësuar jetën seksuale të burrave me diabet. Barnat si Viagra, Levitra dhe Cialis janë sot barnat që kanë revitalizuar jetën seksuale të shumë diabetikëve. Kur nuk ka arsye shëndetësore për të mos i përdorur këto barna, përdorimi i tyre është me rezultate shumë të mira.
Kur këto barna nuk mund të përdoren, për arsye mjekësore, injeksionet, direkt në indin erektil të penisit, të prostaglandinave E, ose vasodilatatorëve të tjerë, si papaverina, ose atropina. Këto injeksione bëhen dhjetë minuta para aktit seksual dhe kanë rezultate të mira për të kapërcyer impotencës tek diabetikët.
Diabetikët që nuk gjejnë përmirësim nga këto barna mund t’i drejtohen edhe operacioneve. Behen operacione për të rritur furnizimin me gjak në vasat e penisit- pra një lloj baypasi.
Behen dhe operacione për të vendosur proteza në penis. Protezat janë hidraulike ose mekanike dhe këto ndihmojnë për të kthyer jetën seksuale të shumë diabetikeve.
Në të gjitha rastet konsultimi me doktorin tuaj dhe urologun është i domosdoshëm për të gjetur mënyrën më të mirë për mjekimin e impotencës.
Si përfundim mund të themi se sot mundësitë që diabetikët të bëjnë një jetë të kënaqshme dhe permanente seksuale janë rritur. Me përpjekje të përbashkëta të vetë të sëmurit dhe të doktorit të tij vështirësitë mund të kapërcehen.