Pyetje:
Mirëdita doktor
Desha të di:
Nëse një vajzë? është e? virgjër a mund të ketë djegie dhe puçra rreth vaginës?
Kalofsh mirë.
Përgjigje:
Është e vështirë për mua të them se çfarë ka vajza jote që ka djegie të vaginës dhe puçra. Edhe një vajzë e virgjër mund të infektohet. Vajzat nuk infektohen vetëm nga penetrimi. Edhe kur vajzat nuk respektojnë higjenën personale, kur nuk përdorin të brendshme të pastra, kur prekin organet gjenitale me duar të palara, kur vendosin tamponë etj. mund të infektohen.
Në se një vajzë është e virgjër, ose jo, këtë më mirë e di vetë vajza. Po qe se ajo të thotë jam e virgjër, atëherë, besoje. Për djegien dhe puçrat ajo duhet të vizitohet tek mjeku i saj ose gjinekologu dhe te diagnostikohet dhe mjekohet.
Uroj shëndet e fat.
Doktori.