Pyetje:
I nderuar Dr.Haxhi, së pari ju falenderoj për gjithë këto informacione të cilat janë në dobi tonën. Zoti ju bekoftë.
Edhe unë kam një breng shqetësim të cilën dua ta ndaj me ju, jam 19 vjece e fejuar pas 7 muajve ndoshta këtë verë do martohem por kam një shqetësim të madh dhe kërkojë një këshillë n.q.s është e mundur.
Kur isha në moshën 8/9 vjece një djalë ishte 13/14 vjec më dhunoi por unë nuk e kuptoja se ç’bënte ai me mua, duke u rritur duke mësuar për jetën e kuptoja cka ai në të vërtetë më ka bërë mua, nuk më ka lejuar të rritem si një fëmijë por më ka shfrytëzuar seksualisht, kjo i dha jetës sime një hije të zezë.
Por unë vazhdova duke e mbajtur këtë në veten time pa ia thënë këtë askujt, mua nuk më kujtohet saktë cka ai ka bërë me mua ka futur dicka në vaginën time apo jo ?!
Kjo me ka mbyt gjithmonë :'( më ka shkaktuar stres depresion të cilat i kam kaluar vet.
Dhe prej at’herë qysh fëmijë kam dëshirë seksuale, masturboj pa futur asgjë në vaginë, kur e kam dëshirën seksuale nuk mund ti rezistoj dhe pas 2/3 minutash masturbimi kalon ajo dëshirë pastaj qaj, e konsideroj gabim atë që bëj.
Tani jam e fejuar por jam në depresion dhe po ia arrij të dal vet, këtë sekret është hera e parë që po e flas me dikë, jam në stres sepse nuk e di a jam e virgjër , vagina ime nuk duket në gjendje të mirë njëra buzë e saj është e lëshuar. Me të fejuarin ende nuk kemi pasur marrëdhënie si ajo “hera e parë” ai ka dëshirë të madhe ta shoh vaginën time por unë nuk po mundem dot ta zhvesh veten para tij.
Me fal doktor qe e zgjata shumë por kam nevojë për një këshillë tënden.
Faleminderit shumë!
Përgjigje:
Unë them me siguri që ti je e virgjër. Bën mirë të largosh cdo dyshim e shqetësim. Masturbacioni është akt seksual i shëndetshëm. Të gjitha vajzat dhe gratë, madje ,edhe të martuarat masturbojnë.
Eshtë gjë e mirë që një vajzë të kënaqet me trupin e saj. Kjo është eksperiencë që do të ndihmojë edhe kur të kryesh marrëdhënie me djalin tënd.
Lidhur me buzët vaginale duhet të dish, nuk ka perfeksion në natyrë. Asnjë vajzë nuk e ka trupin dhe vaginën perfekte, por asimetritë nuk i kanë të gjitha të barabarta. Unë nuk e di në cfarë gjëndje janë buzët e tua vaginale, sepse nuk i shoh, por them se duhet të rritesh besimin tek vetia dhe t’i gëzohesh trupit që ke.
Po qe se defekti është shumë i madh shko tek një gjinekolog. Por, edhe njëherë, pajtohu dhe kënaqu me trupin që ke. Nuk mund të jenë të gjitha vajzat një lloj. Disa me gjinj të vegjël disa me më të mëdhenj. Dikush më e hollë, dikush më e trashë. Dikush e ka vulvën me buzë simetrike, një tjetër jo. Por, një gjë është e sigurtë, djemtë i pëlqejnë të gjitha llojet e vajzave, kur ato janë të zgjuara dhe dinë të sillen edhe seksualisht.
Pac fat dhe shëndet
Doktori