Mbi infertilitetin
Pyetje:
Mirëmbrëma.
Jam nga Pogradeci, e martuar dhe kemi 1 vit e gjysmë që tentojmë për një bebe pa pasur rezultat. Nga vizitat mjekësore dalim në rregull. Ciklin e kam të rregullt 29 ditësh. Ju lutem mund të më thoni cilat janë ditët, datat më të favorshme për të mbetur shtatzënë?
Përgjigje:
Është mirë të dish se ka shumë faktorë që influencojnë në fertilitetin (pjellshmërinë)e gruas. Shumë herë të dish vetëm kohën e përshtatshme për ngjizje, pra atë që quhet koha e ovulacionit ose momenti kur vezorja nxjerr vezën, nuk është e mjaftueshme.
Infertiliteti (pa mundësia për ngjizje) është paaftësia për të mbetur shtatzënë, pavarësisht përpjekjeve që çifti bën prej një viti (kur gruaja është nën 35 vjeç) dhe gjashtë muaj (kur gruaja është 35 vjeç e lart).
Një nga arsyet kryesore të infertilitetit është mosha. Gratë sot presin shumë kohë pa bërë fëmijë.? Kjo ka arsyet e veta. Vajzat do të mbarojnë universitetin dhe do të rregullojnë problemet e punës dhe të karrierës dhe pastaj do të vendosin të martohen. Ato sot kanë shumë mundësi të përdorin mjete të ndryshme për kontrollin e lindjes me shumë opsione për të zgjedhur. Kështu që martesa dhe lindja janë shtyrë shumë. Edhe pse disa gra në të tridhjetat dhe në të dyzetat nuk kanë vështirësi të ngelen shtatzëna, fakti është që fertiliteti bije me rritjen e moshës së gruas.
Gratë kanë lindur me një numër të caktuar vezësh dhe deri sa nuk formohen më vezë të reja gjatë jetës së gruas, numri dhe kualiteti i vezëve të pjekura, bije çdo vit. Procesi i moshimit? është i ndryshëm në gra të ndryshme dhe nuk ka asnjë mënyrë që të përcaktojë se si do të jetë pas dhjetë vjetësh pjellshmëria e një gruaje.
Askush nuk e rikthen dot? procesin e moshimit dhe asnjë grua nuk e di ndërtimin e saj biologjik. Në këto kushte është mirë që çdo grua të ndjekë disa rregulla të shëndetshme që ndihmojnë të ruhet pjellshmëria e saj.
Të vizitohet rregullisht tek doktori.
Vizitat tek mjeku obstetër-gjinekolog që të marrë vesh për gjendjen e fertilitetit të saj është me shumë rëndësi. Këto vizita duhet të bëhen një herë në vit. Ajo duhet të diskutojë me doktorin shqetësimet e saj për pjellshmërinë. Ti tregojë doktorit për çdo ndryshim që ka konstatuar në trupin e saj. Ndonjëherë çiftet kanë probleme me fertilitetin, sepse kanë shqetësime të tjera shëndetësore.? Gjendjet dhe sëmundjet që prekin nivelin e hormoneve, si sindromi i ovarit policistik, e rritin rrezikun për të mos bërë fëmijë. Kujdesi për shëndetin ndihmon të ruhet fertiliteti.
Të mbajë peshë trupore të shëndetshme.
Infertiliteti ndonjëherë shkaktohet tek gratë me peshë të madhe ose të vogël në raport me gjatësinë dhe konstruktin e tyre trupor. Mbipesha ose obeziteti bën që të rritet sasia e hormonit seksual, estrogjenit, që prodhohet nga qelizat e dhjamore të trupit. Estrogjeni luan rol kyç në fertilitetin. Në qoftë se një grua ka shumë dhjamë në trup, trupi do të prodhojë shumë estrogjen. Kjo bën që trupi i saj të funksionojë sikur përdor barna për kontrollin e lindjes dhe të kufizohen shanset për ngjizje. Obeziteti shkakton gjithashtu rritjen e nivelit të insulinës në gjakun e gruas dhe kjo i detyron vezoret (oraret) të mos lëshojnë vezët. Në rastin kur gruaja ka fare pak dhjamë në trup, ajo nuk do të prodhojë estrogjen aq sa duhet. Kjo do të shkaktojë ngadalësimin ose ndalimin e ciklit riprodhues. Në rastet më serioze, vezoret e gruas mund të mos prodhojnë asnjë vezë të vlefshme e të pjekur.
Të evitojë ushtrimet e tepërta.
Ushtrimet fizike të tepërta mund të çrregullojnë ciklin menstrual të gruas dhe në situatat më serioze çojnë në ndërprerjen e zakoneve (amenorrhea). Ndryshimet e ciklit menstrual prishin aftësinë e gruas? për t’u fertilizuar. Atletet e garave që kanë cikle menstruale të çrregullta, duhet të ndryshojnë rutinën e ushtrimit në qoftë se duan të rritin shanset për të ngelur shtatzëna. Kur ushtrimet e tepërta janë shkaku i infertilitetit, ato duhet ta ndryshojnë regjimin e stërvitjes.
Të ndërpresë duhanin.
Studimet kanë treguar se duhani rrit rrezikun e infertilitetit si tek gratë dhe tek burrat. Duhani është i dëmshëm për ovaret e gruas, por se sa i dëmshëm është, varet nga sasia dhe koha që gruaja ka tymosur. Duhani ndërhyn në prodhimin e estrogjenit dhe pakëson vezët që lëshohen. Akoma më shumë, tymosja e duhanit i bën vezët e gruas më të prekshme për anomali gjenetike. Në se gruaja është përdoruese duhanit ajo duhet të ndalojë të tymosë menjëherë, dhe përsëri do t’i duhet kohë për të përmirësuar shëndetin e saj.
Të bëjë seks të sigurtë.
Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST) janë nga shkaqet? kryesore të infertilitetit, sepse simptomat e tyre zbulohen me vështirësi. Thuhet se “fare pa simptoma” është simptomi më i shpeshtë i IST dhe për këtë arsye ato mbeten pa u mjekuar. Në këto raste, IST infektojnë traktin e sipërm gjenital dhe krijojnë cikatrice që dëmtojnë? kalueshmërinë e tubave të? Fallopit. Të përdorin kondomin kur nuk janë akoma gati për të bërë fëmijë. Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar transmetimin e IST kur nuk e dinë gjendjen e partnerit për IST dhe të bëjë kontrolle? po qe se mendon se është? ? në rrezik për këto sëmundje ose ka simptoma të tyre.
Pasi i thamë këto gjëra të përgjithshme që influencojnë në ngjizjen, tani le të kthehemi tek pyetja jote.
Ti duhet të dish se për të ngjizur një bebe, spermatozoidi dhe veza duhet të takohen në një moment ideal. Ju duhet ta dini kur? është koha e përshtatshme.
Kur ju dëshironi dhe përpiqeni të ngjizni një fëmijë, ka shumë rëndësi që ju të përcaktoni kohën e përshtatshme se kur duhet ta bëni këtë. Veza (qoftë ajo perfekte )dhe spermatozoidi ( sa do i përsosur të jetë ai) nuk do të jenë të aftë ta ngjizin një bebe në qoftë se nuk takohen me njeri-tjetrin në momentin e duhur.
Kujdes: Përpara se të ovuloni (nxirrni vezën) bëni seks shpesh- por jo shumë shpesh.
Që të ndodhë ajo që doktorët e quajnë fertilizimi, ju duhet të planifikoni ta bëni interkursën seksuale brenda 24 orëve nga momenti i ovulacionit (koha kur veza e pjekur lëshohet nga ovari). Ja pse mjekët gjinekologë dhe ekspertët e fertilizimit rekomandojnë të bëni interkursë seksuale një ditë po një ditë jo, veçanërisht javën para ovulacionit. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju së paku një herë gjatë periudhës fertile të çdo cikli menstrual, i keni krijuar mundësinë spermatozoideve që të takohen me vezën. Kjo ka rëndësi edhe për faktin se duke ejakuluar një ditë po një ditë jo, gruaja furnizohet me spermatozoide të “freskët” pa i boshatisur krejt rezervat e burrit.
Mbani mend: Ejakulacioni i shpeshtë bën që të bjerë shumë numri i spermatozoideve në spermën e ejakuluar dhe shanset për ngjizje pakësohen shumë.
Ja pse ju duhet të dini kohën e ovulacionit dhe duke bërë seks një ditë po një ditë jo(ndonëse kjo nuk tingëllon mire për disa!) një javë para tij, ju do të gjeni kohën e duhur për takimin vezë-spermatozoid. Kjo do të thotë t’i përqendroni përpjekjet për të ngjizur fëmijën tamam rreth asaj kohe.
Por ka edhe një arsye tjetër të rëndësishme pse ju duhet ta dini kohën ekzakte të ovulacionit. Në qoftë se ju jeni një çift që kërkoni të bëni një djalë ose një vajzë, pra ta zgjidhni vetë gjininë e fëmijës tuaj të ardhëm, ju duhet të dini mirë momentin e ovulacionit dhe në raport me këtë të përcaktoni kohën kur duhet të bëni seks që të bëni një djalë dhe kur duhet për të ngjizur një vajzë.
Sot shkenca i ka rritur shumë mundësitë që prindërit ta zgjedhin gjininë e fëmijës që do të ngjizin. Gjithë puna qëndron tek dijenitë që duhet të keni për këtë.
A ka mundësi që ta përcaktoni kohën e ovulacionit?
Po, ka mundësi dhe mënyrat si bëhet kjo, në mënyrë shumë të përgjithshme,? do t’i përshkruaj më poshtë. Hollësi dhe shprehi praktike për këto metoda ju do t’i mësoni duke pyetur dhe biseduar me mjekun tuaj gjinekolog ose maminë tuaj.
1-Bëni kalendarin e ciklit tuaj menstrual.
Një nga keqkuptimet më të mëdha që kanë shumica e njerëzve lidhur me fertilitetin është: çdo grua e nxjerr vezën nga ovari në ditën e 14 të ciklit menstrual. Kjo është e vërtetë vetëm për ato gra që kanë cikël të rregullt 28 ditësh. Në qoftë se keni një cikël shumë të rregullt, më të gjatë ose më të shkurtër se 28 ditë,? ju do ta llogarisni ditën e ovulacionit duke zbritur dy javë nga data që ju pritni t’u vinë menstruacionet e radhës. Për shembull: Një grua me cikël të rregullt 30 ditor do të ovulojë probabilisht rreth ditës së 16 të ciklit; një grua me cikël të rregullt 26 ditë, rreth ditës së 12 të ciklit.
2- Regjistro temperaturën e trupit në kohën e zgjimit.
Të matësh temperaturën e trupit përpara se të ngrihesh nga shtrati në mëngjes është një mënyrë tjetër për të përcaktuar ovulacionin. U duhet një termometër special që mat temperaturën bazale të trupit (TBT) në të dhjeta të gradës, këtë e bleni në farmaci. Pasi veza lëshohet nga ovari, TBT rritet disa viza dhe mbetet lehtësisht e ngritur deri përpara se të fillojë periudha tjetër menstruale. Në qoftë se cikli menstrual është i rregullt, duke përcaktuar temperaturën e trupit në kohën e zgjimit për disa cikle ju do të mund të përcaktoni momentin e ovulacionit. Mbani mënd: Në kohën që TBT rritet, ovulacioni ndodhi dhe ka mbetur pak kohë që veza të fekondohet; do të jetë ideale që spermatozoidet të presin në tubat e Fallopit kur veza do të lëshohet nga ovari.
3-Kontrolloni mukusin e qafës së mitrës.
Ndryshimet në mukusin e qafës së mitrës ndihmojnë të përcaktoni fazën fertile pa ndihmën e ndonjë aparati special. Pak ditë pas periodave, mukusi cervikal është ngjitës dhe i trashë; pastaj fillon të hollohet. Në qoftë se ai bëhet rrëshqitës dhe që zgjatet midis dy gishtave – afërsisht si e bardha e vezës- kjo tregon kohën kur gruaja është më fertile.
4-Përdorni një monitor fertilizimi
Kur cikli menstrual nuk është i rregullt, një kit që parathotë ovulacionin mund t’u ndihmojë për të përcaktuar fazën fertile. Shumica e kiteve përdorin urinën e mëngjesit për të matur hormonin e luteinizimit (LH), i cili rritet menjëherë para ovulacionit. Këto kite blihen në farmaci.
Ju duhet të bëni interkursë brenda 24 orëve nga ovulacioni
Një kit tjetër ovulacioni? është ai që përcakton nivelin e estrogjenit në pështymë. Vini pak pështymë në një xham sahati, ose lente gjyslyqesh dhe e shikoni atë nën mikroskop (që e ka vetë kiti ) një figurë në formë degë fieri tregon për fazën fertile të ciklit.
Aparatet më të reja për të dalluar ovulacionin që quhen OV Watch, monitorojnë një tjetër lëng trupor: djersën. Ato duken dhe vendosen si orë dore. Paisja përmban sensorë që kontrollojnë rritjen e sasisë së klorurit në djersë. Kjo rritje paraprin një rritje të LH, kështu që ju jeni të paralajmëruar se ovulacioni do të ndodhë në pak ditë.
Përdorni kë të doni, teknologji të ulta ose të larta, të gjitha këto metoda ndihmojnë të identifikoni fazën më fertile në ciklin menstrual.
Ka edhe pajisje të tjera në shitje:
Clearblue-Digital : Është shumë i avancuar dhe i lehtë në përdorim.
U tregon 2 ditët më të mira për të zënë një bebe
Është 99% i sigurtë.
Ky quhet dhe: DIGITAL OVULACION TEST
Mënyra e përdorimit:
Hapi i parë
Përdoret si një test shtatzënie. Testi zbulon? rritjen e hormonit luteinizues (LH) në urinë. Kur ky hormon rritet dhe ju jeni më fertile në aparat del një fytyrë gruaje e qeshur (happy face).
Po qe se u shfaq fytyra e qeshur, kaloni në :
Hapi i dytë
Ftoni burrin tuaj për të bërë dashuri.
Shpresoj të kem thënë ato që të duhen.
Paç fat dhe një fëmijë të mbarë.
Doktori.