Dua te lind një djalë

Pyetje:
Përshëndetje doktor mbas atyre që lexova për artikujt që keni shkruar ngjani me Tolstoin..dua të lind një fëmijë të gjinisë mashkull ..cilat janë medodat? Ka ndonjë klinikë që e përcakton këtë? Ju lutem më shkruani sa më parë…

Përgjigje:
Sot, ka mundësi që ciftet me një probabilitet të lartë ta zgjedhin seksin e fëmijës së tyre.
Kjo kërkon që ti mësë pari të njohësh mirë ciklin menstrual në përgjithësi dhe ciklin tënd menstrual në vecanti.
Fjala është që ti të dish me saktësi ditën që  e nxjerr vezën nga vezoria cdo muaj. Për këtë ka disa metoda sic është ajo kalendarike, e temperaturës dhe viskoziteti i lëngut cervikal.
Pasi t’i kesh përvetësuar këto metoda dhe ta përcaktosh ditën e nxjerrjes së vezës për dy tre muaj, lidhur me këtë duhet të kujdeseni të kryeni edhe  aktin seksual.
Ka edhe një test që blihet kiti në farmaci dhe kryhet në shtëpi, për të përcaktuar ditën e ovulacionit. Kiti quhet ovu-test.
Puna është që ti të zbulosh tek vetia atë që femra e njeriut e fshehu për gjatë evolucionit-Afshin (ovulacionin). Të gjitha femrat e kafshëve gjitare e shfaqin afshin, disa më pak, disa në mënyrë agresive, ato e bëjnë këtë për të njoftuar meshkujt se është koha për fertilizim. Gratë kanë patur arsye që e fshehën afshin, por këto nuk është vendi t’i shpjegoj këtu.
Lexo në këtë blog për menstruacionet. Ka klinika që merren me fertilizimin e asistuar. Ato mund të ndihmojnë në këtë drejtim.
Pac fat e shëndet
Doktori