Duhani gjatë shtatzënisë

Pyetje:
Përshëndetje. Jam një zonjë nga Tirana, kam një vajzë 6 vjeç, jam afërsisht 2 muaj shtatëzënë? dhe kam abuzuar shumë me duhanin dhe ndonjëherë edhe barin. Doja të dija do ndikojë kjo gjë te fëmija? Faleminderit dhe gjithë të mirat.

Përgjigje:
Nuk ka dyshim se duhani dhe lëndët e tjera që përdor ose ke përdorur, ashtu siç dëmtojnë shëndetin tënd, dëmtojnë, akoma më keq, shëndetin e bebes që ushqehet me gjakun tënd. Më e mira gjë që mund të bësh tani, për hatër të femijes, është të heqësh dorë nga duhani dhe lëndët e tjera toksike, menjëherë.
Uroj që fëmija të ketë shpëtuar nga këta armiq të shëndetit.
Doktori.