Pyetje:
Përshëndetje doktor…jam 1 çun 20 vjeç. Kam 1 problem dhe doja? mendimin tuaj… dua që të bëj seks me të dashurën time por nuk mundem, sepse që në momentin që penisi im bie në kontakt me vaginën, prishem…gjatë gjithë paralojës mund ti rezistoj gjthshkaje por në atë moment nuk mundem…mund të më thuash çfarë të bëj?
Përgjigje:
Prishja parakohe është problem për të gjithë djemtë dhe burrat.
Tek ti kjo është padyshim emocionale. Merri punët më shtruar dhe më ngadalë. Kënaquni me paralojën seksuale sa më gjatë. Mos e çaj kokën në se kënaqet ose jo dashnorja jote. Shiko punën tënde, pa u shqetësuar për atë. Kjo është kryesore.
Por, ka disa mënyra që djemtë mund ta ndryshojnë sjelljen seksuale dhe ta zgjatin kohën e prishjes.
Siç e kam shpjeguar shumë herë janë dy metoda që ndikojnë të ndryshojë sjellja seksuale.
Metoda e parë- Fillo ndalo.
Me këtë metodë duhet të veprosh në këtë mënyrë:
Kur masturbon vetëm
Masturbo deri para se të vijë momenti që nuk e mban dot më veten. Mos lejo të vijë momenti kur prishjen nuk e ndalon dot. Këtë moment e dinë të gjithë djemtë dhe burrat, e di edhe ti. Para se të vijë ky moment, ndërpreje eksitimin, pra mos vazhdo me masturbimin. Qëndro për disa sekonda sa të bjerë eksitimi. Pas kësaj fillo të masturbosh përsëri deri në atë moment si më parë. Përsëri, ndërpre eksitimin. Fillo përsëri masturbimin deri tek momenti i mos kthimit. Këto ushtrime përsëriti disa herë gjatë çdo masturbacioni deri sa të fitosh zakone të tjera dhe të jesh në gjendje ta zgjatësh kohën e prishjes aq sa dëshiron ti.
Këtë ushtrim mund ta besh edhe kur je me dashnoren. Eksitohu-pusho, prapë eksitohu dhe prapë pusho. Përsëriteni këtë disa herë, pastaj tento të penetrosh.
Metoda e dyte. Picko penisin tek koka
Masturbo deri sa të mos ketë ardhur momenti i moskthimit. Para këtij momenti me gishtin e madh dhe gishtin tregues shtyp pas kokës së penisit fort. Kjo do të bëjë që të bjerë eksitimi.
Pas kësaj fillo përsëri të masturbosh dhe picko ndënë kokën e penisit me gishtin e madh sipër dhe gishtin tregues poshtë. Përsëriti këto ushtrime disa herë gjatë masturbimit. Vazhdo të masturbosh në këtë mënyrë deri sa të jesh i zoti ta zgjatësh kohën sa dëshiron ti
Këtë ushtrim mund ta bësh edhe kur je duke bërë dashuri me dashnoren. Kur ndjen se do të prishesh, picko penisin me gishtat e tua, ose këtë mund ta bëjë edhe partneria.
Këto ushtrime vlejnë për të gjithë ata që ankohen se prishen shpejt gjatë aktit seksual.
Ushtrimet e Kegelit
Provo te ndalosh rrjedhën e urinës kur je duke urinuar. Muskujt që e kryejnë këtë funksion janë muskujt që e vënë nën kontroll edhe prishjen. Forcoi këto muskuj.
Forcimi i muskujve bëhet duke i kontraktuar ato për disa sekonda dhjetë herë radhazi. Përsërite këtë tre herë në ditë. Mundohu që çdo herë ta zgjatësh më shumë kontraktimin e muskujve.
Këto ushtrime bëhen kudo dhe pa u marrë vesh prej askujt. Ato bëhen në klasë, në kinema, në rrugë, në park, në autobuz, kudo. Po të forcosh këto muskuj, sigurisht, do ta zgjatësh kohën e prishjes aq sa ti dëshiron.
Bëni seks në vend të qetë, të sigurtë, pa ndjerë frikë se u shohin. Merri punët me ngadalë. Në punët e seksit nuk duhet nxituar.
Mund të përdorësh edhe barna, por unë këshilloj këto metoda si më të suksesshmet, siç kanë? treguar studimet dhe praktika.
E fundit, mos u shqetëso. Kjo vështirësi do të kalojë duke fituar eksperiencën e duhur.
Të uroj ta kalosh këtë vështirësi.
Pac fat
Doktori