Pyetje:
Mirëdita zoti doktor, kyweb site është shumë i qëlluar se po na ndihmon shumë për të ditur gjëra që na duhen. Kam një pyetje, desha të di që gjatë aktit seksual me të dashurin (i cili është 20 vjeç) ai e arrin shumë shpejt kënaqësinë (derdhjen e spermatozoidit) desha të di a është diçka e mirë apo e keqe? Pres përgjigjen tuaj.
Përgjigje:
Shqetësimi që keni ju të dy, e kanë edhe miliona të rinj të tjerë. Prishja parakohe e djemve dhe burrave, është vështirësia seksuale më e shpeshtë që djemtë kanë. Nga prishja parakohe nuk vuajnë djemtë, sepse ata e arrijnë orgasmën e tyre, më shumë vuajnë vajzat e gratë, të cilat nuk arrijnë të eksitohen dhe të orgasmojnë.
Lëngu që djali nxjerr kur prishet (ejakulon) nuk quhet “spermatozoidet”, ajo quhet sperma, e cila përmban edhe spermatozoide. Ti thashë këto sepse dua që ju të rinjtë që frekuentoni blogun tim, të keni njohuri të sakta për problemet seksuale.
Prishja para kohe e djemve ose ejakulacioni i parakohshëm, është një problem që shërohet. Kjo është çështje zakoni e djalit, që me vullnet kapërcehet. Në blog për këtë problem kam shkruar shpesh. Shiko në kategorinë Ejakulacioni prematur. Atje do të gjeni shumë materiale. Provoni të veproni në atë mënyrë, siç këshilloj në këto shkrime.
Ka shumë rëndësi që t’i merrni punët ngadalë. Rritja e eksitimit seksual për të dy, duhet të bëhet ngadalë dhe e sigurtë.
Natyra kështu e ka zgjidhur, që orgasmat e djemve dhe të vajzave të mos korespondojnë në kohë dhe në hapësirë. Djemve u duhet 1-2 minuta që të prishen, ndërsa vajzave dhe grave deri 15 minuta. Por, dashnorët që dinë, ose dëshirojnë të dinë, mësojnë se si t’i kapërcejnë këto dy vështiresi. Për këtë duhen njohuri dhe praktikë. Ju keni kohë të praktikoheni.
Paçi fat dhe kënaqësi seksuale
Doktori.