Ejakulimi i parakohshëm

Pyetje:
Jam një djalë 25 vjec dhe doja tju pyesja që kur kryej marrëdhënie me të fejuarën time herën e parë prishem shumë shpejt dhe kur dua ta bëj për herë të dytë me zor më ngrihet dhe përsëri prishem shumë shpejt.Pres një përgjigje sa më shpejt.

Përgjigje:
Ti vuan nga prishja parakohe. Të gjithë djemtë dhe burrat ankohen se prishen shpejt. Shiko në blog tek kategoria prishja parakohe dhe do të gjesh shume materiale që do të ndihmojnë ta zotërosh më mirë veten. Duhet të krijosh zakone të reja.

Lidhur me pamundësinë për të bërë seks për herë të dytë, mos u shqetëso. Kështu janë të gjithë burrat dhe djemtë. Pas prishjes së parë djali ka nevojë për një periudhë pushimi, pas së cilës penisi mund të forcohet përsëri. Kjo kohë quhet periudha refraktare. Zgjatja e saj, ndryshon në burra të ndryshëm. Ajo minimumi zgjat 20 minuta, por ka djem e burra qe u duhet më shumë kohë. Disave 2 orë e të tjerëeve dy ditë. Gjatë periudhës refraktare mos u mundoni të arrini ereksionin. Cdo përpjekje do të jetë e pasuksesshme dhe vetëm do të shtojë ankthin. Ankthi nga ana e tij e bën më të rëndë situatën. Qëndroni afër njëri tjetrit në këtë periudhë refraktare, duke u përkëdhelur e biseduar deri sa të kalojë kjo dhe penisi të fortësohet natyralisht.

Lexoni në blog për fiziologjinë e orgasmës, në kategorinë orgasma, po qe se doni të dini më shumë.
Paci më shumë fat e shëndet në Vitin e Ri 2012
Doktori