Pyetje:
Dr.Ademi,
Problemi im lidhet me shpeshtësinë. Herën e parë kur bëj seks ejakuloj shumë shpejt. Herën e dytë apo të tretë lodhem shumë dhe shpesh heq dorë. Jam 34 vjeç
A ka diçka që mund të më ndihmojë?
Faleminderit
Përgjigje:
Ndonëse nuk e përshkruan qartë dhe gjerësisht ankesën tënde, mendoj se kemi te bëjmë me një burrë që vuan nga e ashtuquajtura prishja e parakohshme ose nga ejakulacioni prematur.
Ejakulacioni prematur është kur djali ose burri prishet ose ejakulon para se ta fusë penisin në vaginë, ose menjëherë pasi e ka futur penisin, pa e pasur aktin fiziologjik te ejakulacionin nën kontrollin e tij te vullnetshëm…
Kjo është ankesa seksuale kryesore, thuajse e të gjithë burrave dhe djemve. Burrat duan ta zgjasin aktin seksual dhe ta arrijnë orgasmën së bashku me partneret, por nënë natyra “ka gabuar” dhe i ka bërë gratë që ta kenë më te vonuar klimaksin seksual. (Shumë seksologë mendojnë se nuk janë gratë të vonuara, por janë burrat të shpejtuar) Është vështirë ta gjejmë kush ka të drejtë, por mos përputhja ekziston dhe si pasojë e saj jeta seksuale e shumë grave nuk është e plotë dhe e kënaqshme.
Nisur nga këto që thamë, kuptohet që shumica e burrave prishen para kohe. Por ka një kriter shkencor qe e përcakton një burrë si ejakulator të parakohshëm dhe që ka nevojë për mjekim. Burri që nuk qëndron dot brenda gruas më shumë se 90 sekonda, duke bërë lëvizje para-mbrapa konsiderohet si ejakulator i parakohshëm. Sipas këtij klasifikimi afërsisht 1/3 e të gjithë burrave nën 25 vjeç dhe rreth 10% e burrave mbi 25 vjeç vuajnë nga prishja para kohe..
Shkaqet kryesore të prishjes parakohe janë:
a-? ? ? Mbieksitimi seksual i djalit ose burrit.
b-? ? ? Ankthi që ka djali ose burri për lojën seksuale. (Do ta arrijë ereksionin? Do ta mbajë atë sa duhet? Do te jetë një partner i zoti? e të tjera).
c-? ? ? Stresi.
d-? ? ? Tek shumë burra dhe djem ejakulacionin parakohe mund te ndodhë edhe si përgjigje reflektore e kondicionuar. Kjo ndodh kur eksperiencat e para seksuale djali i ka kryer në kushte kur kërkohej një ejakulacion i shpejtë (nën frikën se mos i diktojnë, pas një gëmushe, tek një shkallë pallati, në sedijen e pasme te makinës e të tjera si këto),ose kur ejakulacionin i shpejtë kërkohej nga partnerja (kur eksperiencat e para djali i ka pasur me një prostitutë që donte vetëm paratë e tij dhe ta largonte sa më parë.) Kuptohet që në këto raste prishja e shpejtë është bërë një zakon i mësuar.
e-? ? ? Një arsye tjetër që çon në prishjen parakohe është kur djali? nuk kupton se po arrin momentin paralajmërues për ardhjen e orgasmës. Kur humbet këtë moment, ai e ka humbur kontrollin për aktin e ejakulacionin dhe akti bëhet i pavullnetshëm.
Pavarësisht kush është shkaku i prishjes parakohe, rëndësi ka te diskutojmë për kapërcimin e kësaj vështirësie.
Përdoren mpirës lokalë të kokës së penisit për te ulur ndjeshmërinë e tij. Përdoren para marrëdhënies seksuale solucione ose pomada me anestetikë lokalë si lidokaine dhe kokaine. Përmirësime janë vënë re nga përdorimi i antidepresiveve si Prozaku e tjerë.
Në sekstherapi përdoren kohët e fundit dy metoda që kanë efektivitet te lartë në mjekimin e ejakulacionin prematur. Këto dy metoda për te cilat është shkruar më shumë janë: metoda fillo-ndalo dhe metoda e shtrëngimit te penisit.
Metoda fillo-ndalo ka për qëllim që të të bëjë ty ta kuptosh ndjenjën se orgazma po afron. Vajza do të stimulojë me dorë penisin tënd, ndërkohë që ti do të përqendrohesh në ndijimet e tua. Kur të ndjesh se po afron orgazma ti dhe vajza do ta ndaloni stimulimin. Kur tensioni seksual ekstrem do të bjerë, vajza rifillon ristimulimin. Kur ju te dy të jeni aftësuar mirë për këto veprime, atëherë kalohet në aplikimin e kësaj metode në kushtet e kopulimit ose interkursës. Këshillohet që ta bëni këtë duke filluar me pozicionin gruaja sipër. Më pas kaloni në pozicionin për seks në krah dhe kur te jeni stërvitur mirë mund te kaloni në pozicionin djali sipër.
Teknika e shtrëngimit kryhet në këtë mënyrë : Ti do te shtrihesh në shpinë me gjunjë të mbledhura e të hapura. Gruaja do të qëndrojë ndenjur dhe të kundron ty duke qëndruar midis këmbëve te tua.? Vajza stimulon zonën tënde gjenitale deri sa penisi te erektohen, pastaj e shtrëngon penisin për 3 deri 4 sekonda midis gishtit të saj të madh dhe dy gishtave të parë, në vendin ku ndahet koka e pestit nga trupi i tij. Ky shtrëngim bën te eliminohet dëshira tende për ejakulacion. Kjo teknikë duhet te përsëritet disa herë gjatë stimulimit gjenital dhe loja juaj seksuale te vazhdojë pa u prishur ti. Kur të jeni shkathtësuar me këto veprime, kjo metodë mund të përdoret edhe gjatë interkursës. Gruaja e fut penisin dhe qëndron sipër pa lëvizur. Kur ti të ndjesh se po vjen koha e ejakulacionin ajo lëviz e nxjerr penisin jashtë dhe kryen shtrëngimin e tij me gishta. Përsëriteni disa herë këtë ushtrim dhe me kohë ju do ta vini nën kontroll ejakulacionin.
Siç e shikon, këto metoda seksterapie kërkojnë bashkëpunim të mirë dhe te hapur midis burrit dhe gruas. Të dy duhet të shkojnë së bashku tek seksterapisti. Kur gruaja nuk është bashkëpunuese dhe nuk shkon tek doktori, por i thotë burrit: “unë nuk kam punë tek doktori, shko ti që nuk je në rregull”, këto ushtrime nuk mund të bëhen. Për këto raste kur partnerët nuk bashkëpunojnë, në shumë vende ka të ashtuquajturat gratë “surogato”, që janë gra te specializuara dhe te instruktuara për t’i kryer këto ushtrime sipas rekomandimit të seksterapistit.
Është mirë te takohesh me një mjek për problemin tënd.
Shpresoj të të kem ndihmuar aq sa lejojnë kushtet e një përgjigjeje në gazetë.
Te uroj shëndet e fat.
Doktori.