Eshte trupi yt, ti vendos per te

Pyetje: 
Dashnori im nuk e di që unë jam shtatzënë dhe nuk dua që ai të dijë se do të kryej një abort, sepse nuk do të më lejojë. Unë kam dy pyetje: 1-Sa kohë pas abortit nuk duhet të bëjmë seks dhe a mund ta mbaj sekret kryerjen e abortit? 2- Sa kohë pas abortit mund të ngelesh përsëri shtatzënë

Përgjigje:
Një vajzë mund të mbetet shtatzënë dy javë pas abortit, po qe së ajo bën seks penetrant të pambrojtur, ose u jep mundësi spermatozoideve të depërtojnë aksidentalisht në vaginë. Kjo e fundit ndodh kur djemtë lëshojnë spermën jashtë gjenitaleve të vajzës.
Si rregull interkursa seksuale duhet të fillojë 2-3 javë pas kryerjes së abortit. Në qoftë se interkursa seksuale vaginale fillon më herët se tre javë, procesi i shërimit pas abortit do të ngadalësohet dhe do të rritet mundësia e infeksioneve. Madje , kjo periudhë 2-3 javore pa interkursë këshillohet të respektohet edhe nga gratë që kanë qenë për vizitë tek gjinekologu.
Pas dështimit periodat vinë pas 4-6 javëve. Trupit i duhet rreth një muaj e gjysmë që të axhustohet. Ti dëshiron të dish si mund ta mbash sekret abortin nga dashnori në këto javë që nuk lejohet interkursa dhe dashnori të mos dyshojë. Për të zgjidhur këtë dilemë çdo vajzë zgjedh mënyrën e saj. Besoj se do të ndihmojë po të përpiqesh t’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve:
· Pse mendon se ai nuk do ta përkrahë vendimin tënd për abort?
· A keni respekt reciprok për njëri-tjetrin dhe a merrni vendime të përbashkëta ?
· A je ndjerë nën presionin e tij për të bërë seks dhe a zbaton qorrazi çdo vendim të tij?
· A keni biseduar më parë për kontrollin e lindjes dhe për shtatzëninë e padëshiruar?
· Në qoftë se ke përdorur kontrollin e lindjes, sa e përgjegjshme ishte kjo metodë?
Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve me veten tënde, ose duke i diskutuar ato me dashnorin, ju do ta keni më të lehtë të parandaloni ndodhi si kjo në të ardhmen.
Ti do të dish se a mund ta mbash sekret abortin? Po është e mundur që pas abortit dashnori të mos kuptojë gjë. Por, doktori që do të bëjë abortin do të këshillojë që të mos bëni seks penetrant vaginal dhe të mos bëni seks anal ose oral (lëpirje e vaginës) dy deri tre javë pas procedurës. Kjo duhet të zbatohet rigorozisht, për arsye shëndetësore. Ti mund të kesh hemorragji gjatë kësaj kohe dhe mikroorganizmat ngjitin më lehtësisht në traktin riprodhues në këto kushte dhe ti rrezikohesh për infeksione.
Sfida jote është si të justifikosh mos kryerjen e marrëdhënieve seksuale gjatë këtyre dy- tre javëve. Kjo është individuale, vajza të ndryshme e zgjidhin në mënyra të ndryshme. Kjo varet nga koha që ju të dy rini afër me njëri-tjetrin, nga shpeshtësia që ju bëni seks, nga vendi ku ju jetoni. Natyrisht, për disa që nuk rinë afër me njëri-tjetrin kjo mund të mos jetë problem. Çifte që bëjnë rrallë seks e kanë më të lehtë ta mbulojnë. Çifte që rojnë larg njëri-tjetrit gjithashtu e mbulojnë më mirë. Ka vajza që e rregullojnë kryerjen e abortit kur janë me pushime ose kur do të bëjnë një udhëtim vetëm
Sido që të jetë, ti fizikisht mund ta fshehësh abortin, , por unë të them se duhet të mendohesh mirë. Në qoftë se mendon se dashnorin e ke partner për kohë të gjatë, ose do të martohesh me të më vonë, unë do të këshilloja të mos e fshehësh. Për marrëdhënie të qëndrueshme, besimi tek njëri-tjetri është me shumë rëndësi. Pse duhet ta mbash fshehur këtë informacion prej një personi të cilit i beson të jetosh gjithë jetën me të? Po sikur ai ta marrë vesh më vonë? Po sikur të ndodhin komplikacione shëndetësore pas abortit? Në cilin moment do t’ia thuash ti atij, apo hiç fare?
Në qoftë se situata jote është më e komplikuar dhe t’i të duhet të kuptosh diçka më shumë nga ndjenjat e tua, më shumë nga sa shkuan në letrën tënde, atëherë, ka arsye të takohesh me një psikolog që i beson. Të bisedosh me dikë hapur, ndihmon për të kuptuar motivacionin që të shtyn ta fshehësh abortin. Psikologu do t’u japë zë frikërave të tua dhe do të lehtësojë komunikimin me dashnorin. Në fund më duhet të them, është trupi yt dhe ti të takon të marrësh vendime për të.
Paç fat e shëndet
Doktori