është vapë…….

Të ngrohtit e verës bën që t?u avullojë koka. Por, dashuria, në këto ditë të nxehta, ua rrit akoma më shumë temperaturën. Ju keni menduar për një marrëdhënie të re, që do t?ua zbukuronte pushimet. Përpara se ta ?oni marrëdhënien tuaj të re në një nivel tjetër, ndoshta, do të ishte mirë, të kishit parasysh këto që do të shkruaj këtu poshtë. Bëni kujdes përpara se t?i hidhni hapat…., që flaka e re të mos jetë gabimi juaj i radhës.

1- Ju mendoni se pasi të keni kaluar një verë të bukur me djalin, mund të shkëputeni lehtësisht prej tij.

Juve u gënjen mendja. Studimet shkencore më të fundit na mësojnë, se gjatë bërjes dashuri, në tru, ?lirohen disa kimikate, si tek gratë dhe tek burrat. Konkretisht, tek gratë ?lirohet një sasi e madhe e hormonit oxytocinë. Duhet të dini, se është oxytocina që bën të rritet dëshira për t?u lidhur në marrëdhënie të fuqishme me djalin. Oxytocina është hormoni që prodhohet me shumicë edhe gjatë lindjes së fëmijës dhe i bën shumë të forta dhe të pandashme lidhjet e nënë me fëmijën që do të lindë. Pra, oxytocina prodhohet me shumicë gjatë seksit dhe gjatë lindjes dhe shërben për të forcuar lidhjet me partnerin seksual dhe me fëmijën që nëna sjell në jetë.

Po tek burrat? Burrat nuk kanë oxytocinë. Ata kanë hormonin testosteron, që u thotë meshkujve ? bëni seks dhe mbathjani?. Këtë na mëson biologjia. Kështu bëjnë meshkujt e të gjithë gjitarëve, kështu bëjnë dhe burrat.

Këto sjellje që janë përforcuar në evolucion, në botën seksualisht liberale, ku jetojmë, na bëjnë të gjithëve konfuzë. Nisur nga këto premisa biologjike, dëshiroj t?u jap këtë këshillë vajzave dhe grave: Ju, vërtet, mund të dëshironi seks rastësor me një djalë, në kushtet e nxehta e plot dritë të plazhit…,por ju mund të mos shqiteni dot prej tij dhe të përfundoni në një lidhje të fortë e serioze, por të gabuar. Juve u tradhtoi oxytocina- hormoni i lidhjes emocionale- që prodhohet në trurin tuaj.

2-Ai bën seks me ju, ndërkohë, që tradhton dikë tjetër!

? rëndësi ka kjo për mua? mund të thoni ju. Vërtet, ju nuk jeni e tradhtuara. Dikush tjetër është e tradhtuar. Po a do të dëshironit të ishit ?gruaja tjetër e një burri?? E atij burri që prishi një marrëdhënie dhe shkatërroi zemrën e një gruaje tjetër. Unë mendoj se ju nuk duhet ta dëshironi këtë.

Ju mund ta njihni këtë lloj burri?

* Ai të jep vetëm numrin e celularit dhe gjithnjë ikën nga dhoma kur bisedon në telefon.
* Ai gjithnjë sugjeron takime në vendin tuaj, por kurrë, në shtëpinë e tij.
* Ai eviton takimet me ty, në disa zona të caktuara (jo pse ato janë të rrezikshme, por mund të diktohet)
* Ai nuk të thotë emrin e askujt. Ai, gjithmonë, del me ?shokë? me ?shokë të punës?
* Ai mundohet të mos i tregojë planet që ka për fundjavë.

Edhe pse keni planifikuar të kaloni mirë me të një marrëdhënie të shkurtër, ju bëni mirë ta vëzhgoni atë dhe mënyrat e tij tradhtare. Ju duhet të dini se kush tradhton njëherë, tradhton gjithherë

3-Ai mund të jetë një zhvatës.

?Zhvatës? nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Një burrë mund të jetë zhvatës në shumë mënyra. Ai zhvat kohën, zhvat vëmendjen dhe gjenerozitetin tuaj seksual.

Por, në radhë të parë janë paratë. Askush nuk mund të thotë se është mirë apo keq të paguash në takim, kur dy partnerët seksualë janë marrë vesh mirë. Por kur ju e hapni ?antën më shpesh nga sa dëshironi dhe këtë ia keni shprehur edhe atij, atëherë, ka ardhur koha të ruani paratë tuaja dhe t?i telefononi atij e ti thoni se nuk keni më punë me të.

Ai mund ta shfrytëzojë dëshirën tuaj për seks edhe në mënyra të tjera.

A shkoni poshtë e lart me makinën tuaj? (taksia nuk kushton pak). Ia lani ju teshat? Ua prisni ju shokët për të bërë parti, ose për të ndjekur një ndeshje futbolli? (ti gatuan shumë mirë) A u bleni ju peshqeshe njerëzve të tij për ditëlindjet? (sepse ai nuk e ka idenë ?farë të blejë). Po qe se këto ndodhin me ju, juve keni gjetur një zhvatës.

Fatkeqësisht, kjo sjellje, vazhdon edhe në dhomën e gjumit. Mos pritni që ky tip të jetë i vëmendshëm për nevojat dhe preferencat e tuaja. Ka shumë gjasa që vetëm kënaqësia e tij, të jetë e para dhe e fundit.

4. Ai është i ngjitur.

është e vërtetë që disa gra i duan këta lloj burrash. Por shumë shpesh një ngjitës i tillë shndërrohet në një zotërues dhe egoist që gjithnjë kërkon.

Bëni kujdes nga ai që kërkon t?u bëjë për vete shumë shpejt. Kjo është shenjë se ai nuk ndjehet mirë të jetë vetëm, ose kërkon një grua me të cilën të zgjidhë problemet e tij. Kur kërkon intimitet shumë shpejt, ose kur shpërndan informacione shumë personale, këto mund të jenë veprime që i bën nga dëshpërimi dhe kjo është, në fund të fundit, një shenjë e keqe, që tregon se ai vuan nga shqetësime me rëndësi, që do të kenë pasoja negative për ju. Si u duket të qëndroni në shtrat me një depresiv, karakteropat etj?.

Shenjat se ai është i ngjitur janë:

* Ai të telefonon disa herë në ditë dhe dëshiron të flasë me orë të tëra, madje, edhe kur ju keni për të bërë punë të rëndësishme.
* Ai zemërohet kur ju doni të kaloni kohën me dikë tjetër.
* Ai është shumë i ngjitur me nënën e tij(ose me të dy prindërit). Ai pret që ju të kujdeseni për të, ashtu si? bën nëna e tij.

5. Ai sapo e prishi një marrëdhënie.

Koha është gjith?ka. Ndërsa një marrëdhënie e rilidhur mund të funksionojë fare mirë, një prishje e sapo ndodhur, zakonisht, është një ngjarje me pasoja negative. Kush ka provuar një ndarje të keqe, e di se duhet shumë kohë për ta kaluar tërësisht traumën. Dhe kur djali që keni gjetur është një i sapo mbetur ?single?, ai akoma është duke kaluar nëpër procesin e rikuperimit.

Ka shumë gjasa që ai nuk është akoma gati për një përkushtim tjetër afatgjatë, edhe pse mund të mendojë se është. Pa e ditur këtë, ai kërkon një marrëdhënie tjetër, për t?i provuar vetes se është akoma i kërkuar dhe i vlefshëm për dashuri dhe afeksion….ve?anërisht, kur ai nuk është shkaktari i prishjes. Ai kërkon të vlerësohet nga opinioni si djalë i mirë, jo si fajtor.

Shkurt, ai mund t?u përdorë për të evituar vetminë. Nuk ka rëndësi, e bën me ndërgjegje,ose pa ndërgjegje. Natyrisht, burrat i marrin gjërat më thjeshtë. Ju i dini ato skena, ku shokët u thonë këtyre djemve: ? dëshiron ta largosh dhimbjen, ngjitu një ?pule? tjetër?. Ju bëni mirë të mos jeni kjo ?pulë?. Interesimi juaj për këtë djalë, nuk duhet të jetë 100% poshtë rripit të mesit.

6. Ai është i keq në shtrat.

Këtë ju nuk e zbuloni dot para se të shkoni në shtrat me të. Sidoqoftë, ka disa shenja që e tregojnë këtë.

Mendoni dy herë po qe se ai është një djalë që puth keq. Djemtë që puthin në mënyrë të tmerrshme, rrallë janë të mirë në shtrat. Kjo ndodh nga që ata kurrë nuk e mësojnë teknikën e duhur, ose ata mendojnë se më mirë nga ata nuk puth njeri tjetër. Po të jetë kjo e fundit, të jeni të sigurta, se ai nuk do të pranojë kritikat konstruktive që ju do t?i bëni në shtrat.

Ai mund të ketë mani të shtojë numrin e vajzave me të cilat kalon kohën, pa patur asnjë interes për ju. Ka shumë tipa që thjesht kërkojnë të shtojnë numrin e vajzave me të cilat kanë shkuar. Këta djem, nuk shqetësohen se ?farë nuk u pëlqen juve kur jeni midis ?ar?afëve. Kështu, në vend të një djali të nxehtë e seksi, ju keni gjetur një djalë që mendon ? ta bëjmë njëherë dhe lamtumirë.?

Në qofte se djali tymos duhan, merr barna për depresionin, ka një bark të madh, nuk fle mirë, këto të gjitha mund të përfundojnë në disfunksion erektil (impotencë). Edhe pse ai do të dojë të kompensohet me aktivitete të tjera, nata juaj e pasionit nuk do përfundojë në kënaqësi për ju.

7. Sëmundjet Infektive Seksuale

Fatkeqësisht, gratë preken më shumë nga burrat, prej sëmundjeve infektive seksuale (SIS). Kjo nuk ka të bëjë me faktin se ato bredhin më shumë(hu më hu), por për arsye se anatomia e tyre është e tillë. Burrat e infektuar ua japin më shpesh sëmundjen grave, ndërsa gratë e infektuara, më rrallë u a kalojnë sëmundjen seksuale burrave. Ja dhe një fakt tjetër : SIS zbulohen më me vështirësi tek gratë.

Numërohen mbi më shumë se 25 sëmundje infektive seksuale. Disa nga këto sëmundje janë të kurueshme (Chlamidia, Gonorrhea) disa nuk janë të shërueshme (HPV(herpes papilloma virus), herpesi, HIV/AIDS). Shumë nga këto sëmundje transmetohen nëpërmjet seksit oral dhe shumë vajza e gra nuk luajnë të sigurta me seksin oral. Në fakt, kur bëni seks oral të pambrojtur, ju e vini veten përballë një rreziku të madh për t?u infektuar me gonorrhe, syphilis, herpes dhe hepatitis B. Kondomet sigurojnë mbrojtje të pjesshme, kundër verukeve gjenitale dhe herpesit gjenital.

Të gjitha këto që thamë, janë arsye të mjaftueshme që një vajzë ose një grua të qëndrojë në shtëpi dhe të freskohet duke lëpirë akullore, se sa të lëpijë gjenitalet e një djali të infektuar. Por, për shumë gra e vajza, këto që thamë nuk përbëjnë arsye që ato të heqin dorë nga seksi. Në këtë rast, ju duhet të shkoni në takim të armatosura me kondome dhe me një listë me pyetjet që duhet t?i bëni djalit, me të cilin do të bini në shtrat, lidhur me historinë e tij seksuale..

8. Kurrë mos u dehni.

Ka shumë arsye pse nuk duhet deheni. Duke qenë të intoksikuara ju do të merrni vendime të këqia dhe do të përfundoni në sjellje për të cilat do të pendoheni. Ju nuk do të përdorni kondomin dhe kjo është aq e rrezikshme, sa është edhe të bëni seks të varur në një lampadar..

Disa pije, është e vërtetë që mund t?u japin kurajën t?i afroheni një djali seksi, të cilin diku e keni parë. Por ju keni humbur gjykimin dhe ju nuk do të ndjeni as kënaqësinë e momentit. Për djalin ju do të jeni një vajzë ose grua e shthurur dhe ai do lutet që ju të mos villni në shtrat.

Ja dhe një arsye tjetër pse nuk duhet të përziheni në seks kur jeni nën influencën e alkolit dhe drogave: Jetojmë në kohën e internetit. Webet dhe regjistrimet me përmbajtje seksuale si dhe gotat që keni kthyer, marrin rrugët, ato nuk mbeten më private.

9. Ju nuk jeni shqitur akoma me ishin tuaj.

Ato që thamë në pikën Nr.5 për djemtë, vlejnë edhe për vajzat e gratë. Prishjet e marrëdhënieve janë të dhimbshme dhe shumë shpesh, gratë, duan t?i harrojnë këto dhimbje duke e parë veten lakuriq me një djalë të ri.

Por, kërcimi në një skenë të re takimi, nuk është mjekim për zemrën tuaj të thyer. Të flesh me një burrë tjetër, nuk është hakmarrje për ?ishin? tuaj…edhe sikur ky burrë të jetë ylli juaj i kinemasë.

Vendosuni në dietë pa djem për një kohë dhe përqendrohuni tek vetia. Shoqërohuni me shoqe, tërhiquni pas interesave, ose hobeve që i kishit neglizhuar më parë. Përpiquni të njihni përsëri veten.

Nxitimi për të fjetur me një burrë tjetër, nuk është pa pasoja. Lajmet e kohëve të fundit, lidhur me fatin e hidhur te disa grave të divorcuara dhe të përfshira në afera të reja të parakohshme, duhet të vlejnë si mësim për shumicën e grave të divorcuara.

Përpiquni fillimisht të bëheni shokë të mirë dhe më pas, kur të jeni gati, ?ojeni marrëdhënien në nivelin tjetër. Pas kësaj do të jeni të bindura se e bëni këtë lidhje për arsye të mira.

10. Ai juve nuk u tërheq.

Ndonjëherë, gratë e vajzat flenë edhe me djem që nuk u pëlqejnë. Këtë e bëjnë nga që ndjehen të vetmuara, të mërzitura, për përfitime materiale, ose nga që kërkojnë konfirmim se janë akoma të dëshiruara prej meshkujve. Cilado të jetë arsyeja, në këto raste, vajzat, i përdorin djemtë dhe janë, gjithashtu, të përdorura prej tyre.

Një vajzë që shkon në shtrat me një burrë të rastit, pa ndjerë gjë për të, përve? portretit pozitiv që krijon si një grua e fortë seksi, nuk ka asnjë të mirë tjetër. Kjo, madje, nuk është mirë për shëndetin e saj mendor, ve?anërisht, kur e shqetëson mendimi se është duke bërë seks me një tip që nuk e pëlqen. Dhimbjen që do të ndjeni në këtë rast, nuk u a shëron dot askush. Jeni ju vetë që do ta lehtësoni dhimbjen, duke u larguar nga kjo marrëdhënie.

Mos mendoni se kur përqafoni dikë që nuk e doni, do të ndjeheni më tërheqëse dhe më e fuqishme. Këto ndjenja fluturojnë shpejt. Shpejt do të ndjeheni e përdorur, bosh dhe fajtore. Nuk ka më keq se të ndjehesh e përdorur. Me këtë sjellje ju jo vetëm nuk e zgjidhni problemet që keni, po i rëndoni edhe më keq ato.

Pa mendoni ??bëhet me ndjenjat e atij ? Ju nuk e pëlqeni atë, por ai mund të dojë t?i ?ojë më tej këto marrëdhënie. Që të mos zhyteni edhe më keq në këtë situatë shkatërruese, kërkoni ndihmë për të gjetur arsyet pse u angazhuat në këto marrëdhënie dhe largohuni nga ato sa më parë.

Këto desha t?u thosha vajzave dhe grave në këto ditë të nxehta, kur koka përvëlon nga vera e nxehtë dhe dëshira për seks. Uroj të mos i merrni këto si porosi të ?Gjyshit?, të cilave, askush, nuk ua vë veshin.


Dr. Adem Harxhi
New York, Korrik 2011