Ëndrrat me babanë.
Pyetje :
Doktor,
Shikoj ëndrra vërtet të çuditëshme. Ato fillojnë sikur po flirtoj me një zotni të moshuar dhe shpejt kthehen në një pasion seksual të nxehtë. Gjëja që është më? e shëmtuar në këtë histori është se zotnia i moshuar e ndryshon personalitetin (nga dikush që e kam parë rastësisht në rrugë, në një njeri që nuk e kam parë kurrë ose nuk e mbaj mend ta kem parë dhe në një person që e njoh personalisht). Ai? në mënyrë të paevitueshme çdo herë shndërrohet si babai. Jam shumë e shqetësuar për këtë “kompleks të Elektrës” dhe kjo më bën të çmëndem. Në ëndërr kryej gjithçka nga pikëpamja seksuale, por gjithmonë zgjohem kur filloj të ndihem shumë e nxehtë. Kur zgjohem ndihem e turpëruar që shikoj të tilla ëndrra.
Unë kam mardhënie shumë të mira me babin, ndonëse ndonjëherë do të dëshiroja të më kushtonte më shumë vëmëndje në aspekte të tjera të jetës veç shkollimit dhe karierës sime. Por e vërteta është se unë e admiroj babin dhe ndiej që duhet ta respektoj atë. Kur mendoj për babin dëshiroj të mendoj të gjitha cilësitë e tij të mira dhe të mos ndihem e zemëruar me të, por menjëherë më vinë në mëndje këto ëndrra dhe kjo është e neveritshme. A ka diçka që nuk është në rregull me mua? Unë jam e kënaqur me mardhëniet që kam me dashnorin (unë jam studente dhe ne bashkëjetojmë). Në fakultet kam plot shoqe dhe shokë, me mësime jam mirë. Por nuk e di pse papritur më ndodhin këto ëndrra. Të lutem? më ndihmo ! Nuk di ku të? drejtohem për të kërkuar ndihmë? A ka ndonjë gjë të shkruar lidhur me këto gjëra? Çfarë është në të vërtetë Kompleksi i Elektrës? A kanë këto ëndrra ndonjë kuptim tjetër?
Mbase duhet të të them se dashnori dhe unë jemi miq të mirë dhe unë e dua atë për vdekje, ndonëse ndonjëherë shkëndija për të na ndezur për seks mungon. Nuk e di në se kjo ndodh nga që kemi disa vjet që rrimë bashkë, apo nga që unë jam e moshuar disa vite më shumë. Ka dy vjet që ndiej apati seksuale.
Më fal për shqetësimin por nuk dija ku të drejtohesha, ndaj shfrytëzova rubrikën tuaj.
Faleminderit.
Përgjigje:
Siç e thua edhe vetë, kjo pyetje nuk është e adresuar atje ku do të të ndihmonin më shumë. Me interpretimin e ëndrrave nuk jam marrë dhe nuk e di kush merret me këtë punë në Shqipëri, por po të kërkosh do ta gjesh.
Deri sa ëndrrat e tua kanë përmbajtje seksuale dhe ti mu drejtove mua për të të ndihmuar do të mundohem të të jap ndihmën time për të të lehtësuar në interpretimin e ëndrave të tua erotike.
Janë propozuar shumë teori për interpretimin e ëndrrave. Më të njohura janë ato të Sigmund Frojdit dhe të Karl Jungut, që propozojnë rregulla strikte dhe të aplikueshme universalisht, për të zbuluar? kuptimin e simboleve dhe ndodhive në ëndrrat e një personi. Kompleksi Elektrës, për të cilën ti pyet, është një nga teoritë universale të Frojdit, ku ai trajton dashurinë e vajzës për babanë dhe dëshirën për të vrarë nënën e saj. Karl Jungu shkroi për arkitipat dhe imagjinatat. Po qe se dëshiron të dish më shumë për ëndrrat lexo : “Interpretimi i Ëndrrave “ të Frojdit dhe “ Mbi Ëndrrat “, “Ëndrrat” dhe “Kujtimet, Ëndrrat, Reflektimet “ të Karl Jungut.
Shumë ekspertë modernë të ëndrrave besojnë se interpretimin e kujdesshëm të ëndrrave mund ta bëjë vetë ai që e sheh ëndrrën. Ann Faraday (1973) mendon : “ Udhërëfyesi më i sigurtë në kuptimin e ëndrrave është ajo çka ndjen dhe gjykimi që ka për ëndrrën vetë ai që e shikon ëndrrën. Është ai që thellë brenda vetes e di kuptimin e saj”.
Ëndrrat përfshijnë mendimet dhe ndjenjat e tua më të thella lidhur me frikërat, shqetësimet, konfliktet dhe problemet për të cilat ke vendosur të mos merresh kur je zgjuar. Ti je mjaft e mënçur dhe tregon me kujdes se ëndrrat e tua mbartin një mesazh. Duke u përpjekur të nxjerrësh domethënien nga interpretimi që ti vetë do t’u bësh atyre,? do të ndjehesh e çliruar emocionalisht dhe do të pasurosh jetën tënde.
Ëndrrat janë simbolizma dramatike, me mjaft humor, ndonjëherë konfuzionuese, ashtu siç ndodh në rastin tënd. Interpretimi i ëndrrave? ndonjë herë mund të jetë i lehtë po qe se i kuptojmë si një fletë kopje nga kompjuteri. Për të gjetur mesazhin e ëndrrës, Ann Faraday sugjeron që ju t’i ofroni vetes disa hipoteza lidhur me kuptimin e imazheve dhe situatave në ëndërr. Bëjeni këtë deri sa të gjeni hipotezën që u duket se është e drejtë. Ndodh njësoj thotë ajo sikur papritur kujtoni diçka që ka qënë “në majë të gjuhës”. Mbani mënd, çdo ëndërr është një mesazh personal që ju i dërgoni vetes? kur jeni në gjumë. Mëndja e zgjuar nuk e dëshiron ose nuk është e aftë ta pranojë atë mesazh. Por ta dini, mesazhi është po aq pjesë e proçesit tuaj mendor sa çdo mendim dhe kujtim tjetër.
Fakti që në pyetjen tuaj ju shkruani për një apati seksuale dhe për marrëdhëniet me dashnorin, kjo tregon se ëndrra përpiqet të të ndihmojë, në një farë mënyre, të merresh me këto probleme. Kur ti thua apatike, unë mendoj për diçka pasive dhe ëndrra juaj mund t’u thotë që të jeni aktive për çfardo gjëje që u shqetëson në marrëdhënien tuaj. Mba mënd, personazhet në ëndërr mund të mos jenë gjithmonë ato që janë në jetën reale.
Disa studiues thonë se çdo personazh në ëndrrën tuaj është në të vërtetë vetia juaj. Ata sugjerojnë që ta rishikoni ëndrrën në kokën tuaj dhe ta vini veten në rolin e të gjithë protagonistëve primarë të ëndrrës, një për një.
Duhet t’i analizosh ëndrrat e tua vetë. Ju mund të bisedoni me shumë persona (të trajnuar ose jo) që t’u thonë se çfarë mendojnë ata. Kjo është puna juaj, por e vërteta ëshë se përgjigjen për kuptimin e ëndrrës tuaj e keni vetëm ju.? Mbase duhet pak punë për ta kuptuar dhe për të vepruar mbi ëndrrën. Por e vetmja që i keni të gjitha mundësitë ta bëni këtë jeni ju.
Për një informacion më të gjerë lexoni librin e Ann Faraday “Dream Power” e publikuar nga Berkeley Medallion.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak.
Doktori.