Pyetje:
Dua të di cilat janë fazat e orgazmës dhe si ta kuptoj kur e kam arritur?
Dhe një tjetër shqetësim është që pasi kryej marrëdhënie me burrin kam fryrje barku.Cfarë do të thotë kjo? Me respekt
Përgjigje:
Pyetja jote lidhur me orgasmën ka të bëjë me atë që sot është zemra e jetës seksuale të njerëzve, me kënaqësinë seksuale. Në librin ?Seksualiteti dhe Seksi- Një libër për të gjithë? në një kapitull të ve?antë e kam trajtuar gjerësisht problemin e orgazmës. Mundohu ta gjesh librin dhe lexoje. Edhe në këtë blog ka materiale për orgasmën, përpiqu t’i gjesh dhe lexoni të dy.
Me që problemi është i gjerë dhe prek edhe shumë gra e vajza të tjera po të përgjigjem më gjerësisht, që të përfitojnë të gjitha.
Eshtë botërisht i pranuar, nga seksologët dhe seksterapistët, fakti që gratë që nuk dinë teorikisht ?farë është orgasma dhe se si duhet ta arrijnë atë, e kanë të vështirë ta ?ojnë veten në orgasmë. është pikërisht mos dija shkaku që mbi 30% e grave që bëjnë jetë seksuale te rregullt dhe që janë të martuara, nuk e kanë provuar asnjëherë orgasmën. Shumica e këtyre grave gënjejnë kur u thonë partnerëve, për të mos i ofenduar ata, se e kanë arritur orgasmën, kur atë nuk e kanë arritur. Ato e simulojnë orgasmën.
Për t?u ndihmuar, do ta shtjelloj brenda mundësive që lejon kjo faqe problemin e orgazmës.
Orgazma është një nga ato eksperienca që askush nuk mund ta përshkruajë në mënyrë ekzakte.Ajo është një gjendje emocionale aq e fuqishme, sa që fjalët nuk janë te afta ta përshkruajnë. Ti do ta njohësh atë, kur ta kesh provuar një herë.
Njohuritë që kemi sot për orgazmën seksuale humane, burojnë nga kërkimet e pasura dhe të shkëlqyera që bënë Master dhe Johnson. Ata studiuan ndryshimet fiziologjike gjatë orgazmës në shumë burra dhe gra, nga mosha tetëmbëdhjetë vje? deri në nëntëdhjetë vje?.
Seks terapia, pa asnjë dyshim, nuk do të ekzistonte po të mos ishin Master dhe Johnson, që studiuan mijëra episode seksuale për të mësuar se si ndodh funksionimi seksual. Këto studime na dhanë informacion të vlefshëm shkencor, që e përdorim për të ndihmuar njerëzit të bëjnë jetë seksuale më të mirë.
Ata e ndanë përgjigjen orgasmike në katër faza:1- Faza e eksitimit, 2-Faza e platesë, 3- Faza e orgazmës dhe 4- Faza e rezolucionit.
Faza e eksitimit – është faza fillestare e përgjigjes seksuale. Kjo fazë karakterizohet tek gratë me ndryshime në klitor dhe në vagjinë. Lubrifikimi dhe zmadhimi i buzëve vagjinale ndodh brenda tridhjetë sekondave nga fillimi i ?do forme stimulimi efektiv, qoftë fizik ose psikologjik (duke fantazuar, duke lexuar, shikuar dhe dëgjuar materiale erotike). Në disa gra, por jo në të gjitha, vihet re një zmadhim dhe fortësim i klitorit. Gjaku vazhdon të pompohet në zonën e vulvës dhe shkakton një ënjtje te saj dhe të pjesës së poshtme të vagjinës. Vihet re zmadhimi dhe zgjatja e pjesës së sipërme të vagjinës. Rriten kontraktimet e mitrës. Të gjitha këto ndryshime lehtësojnë penetrimin. Vagjina pas këtyre ndryshimeve është e hapur, e butë, e lagur, dhe e zgjatur për të mirëpritur një penis të erektuar plotësisht. Këto ndryshime ndodhin tek vajzat e pamartuara, tek gratë e martuara, tek gratë që kanë hequr mitrën, tek gratë pas menopauzës dhe madje tek gratë me vagjinë artificiale (transseksualet). Rriten dimensionet e thithëzave të gjinjve dhe gjinjtë ngrihen ose erektohen.
Faza e Platesë – Ndryshimet trupore vazhdojnëdrejt një faze më të avancuar. ënjtet 1/3 e jashtme e vagjinës. Kjo ?on në rritjen e lagështisë së buzëve që e bën më të lehtë penetrimin dhe krijon një mbështjellje të shtrënguar rreth penisit. Fryhen dhe zgjaten 2/3 e sipërme të vagjinës. Mitra ngrihet dhe kontraksionet e saj bëhen më të shpeshta. Këto kontraksione i japin gruas kënaqësi. Klitori tërhiqet dhe kthehet nga lart. Vlera e këtij ndryshimi të klitorit deri më sot nuk është shpjeguar. Buzët e vagjinës ndryshojnë ngjyrë, nga rozë e hapur bëhen violetë, në vartësi të mbushjes së tyre me gjak. Rritja e presionit arterial bën që të dallohen vazat e gjakut në qafë. Gjinjtë vazhdojnë të zmadhohen dhe arrijnë dimensionin e tyre më të madh menjëherë para orgazmës. Areolat rreth thumbave ënjten dhe thumbat duken të tërhequra brenda. Frymëmarrja shpeshtohet dhe tensioni i gjakut vazhdon të rritet
Faza e Orgazmës – Orgasma ndodh tek burrat dhe tek gratë, por fatkeqësisht, orgazma tek gratë është më pak e njohur. Ka njerëz që e mohojnë praninë e saj, si? ka dhe të tjerë që përpiqen ta minimizojnë atë. Alfred Kinsey, për herë të parënë vitin 1950 i tha opinionit amerikan se edhe gratë kanë orgazma dhe kjo i ?uditi amerikanët.Mbi 30% e grave të martuara dhe të përfshira në jetën seksuale aktive, sot, nuk janë të afta të ndjejnë magjinë e saj.
Orgazma fillon me një ngritje të mitrës dhe me kontraksione të rregullta të saj që ndodhin ?do 0.8 sekonda. Ky ritëm ka të njëjtën frekuencë meejakulacionin e orgazmës mashkullore. Këto kontraksione krijojnë një lloj thithje në vagjinë dhe gruaja ndjen se ajri po hyn brenda saj gjatë kësaj faze. Shtrëngohet sfinkteri anal. Përkulen si kthetra gishtat e këmbëve. Tek gratë që presin të lindin, ose që janë pas lindjes, mund të dalë pak qumësht nga gjinjtë që janë zmadhuar. Shpeshtohet pulsi dhe frymëmarrja. Klitori tërhiqet më shumë nën lafshën e tij. Gruaja ndjen kënaqësinë intensive dhe ndjesinë maksimale të orgasms. Kjo zgjat jo më shumëse dhjetë ose pesëmbëdhjetë sekonda.
Faza e Rezolucionit – Kjo fazë finale fillon me zbehjen e kontraksioneve të mitrës. Fillon largimi i gjakut nga zona pelvike. Kjo fazë vazhdon deri sa organet pelvike kthehen në gjendjen e tyre të qetësisë. Rrahjet e zemrës, frymëmarrja, presioni i gjakut dhe skuqja e lëkurës kthehen ne normë. Që të ndodhin këto ndryshime duhet rreth gjysmë orë. Ulja e tensionit të gjakut jep ndjenjën e lodhjes dhe të relaksimit.
Disa gra flasin për orgasmë klitoriale që dallon nga orgasma vagjinale. Rrallë ndodh që orgasma të jetë shumë e lokalizuar rreth klitorit ose vagjinës. Më shpesh argasma përhapet në të gjithë trupin.
Sa më shumë gruaja të relaksohet dhe të përfshijë pelvisin dhe gjenitalet e saj në këtë proces, aq më shumë do të ndjejë. Përqendrimi i vëmendjes në ato që ndjen dhe të marrë frymë me pelvisin dhe gjenitalet e saj, kjo e ndihmon gruan të risë kënaqësinë.
Orgazmat e Shumta (multiple)
Orgazmat multiple janë një seri orgazmash, ku njëra pasohet nga tjetra.Në shumicën e rasteve, gratë provojnënjë moment pushimi të shkurtër midis orgazmave dhe pastaj vazhdojnë me një tjetër. Disa gra flasin për orgasma të vazhdueshme dhe të zgjatura. Orgazmat multiple dhe ato të zgjatura mund të mësohen me praktikë. Hapi i parë është që gruaja të mësojë të jetë në stimulim intensiv dhe të vazhdueshëm pasi e ka pasur një orgasmë. Ajo duhet të marrë frymë thellë dhe të lëvizë pelvisin e saj. Këto veprime t?i kombinojë me stimulimin që i duket më i miri dhe këto të gjitha së bashku do ta ?ojnë atje ku ajo dëshiron.
A lodhen gratë?
Në protokollet kërkimore shënohet??.të lodhura por të lumtura? . Orgazma mashkullore është e variantit ?e tëra ose asgjë?. Ajo ngjan me ?ligjin e zemrës?, ku arritja e tensionit seksual mahnitës, pasohet nga një lëshim eksploziv. Tek gratë ka disa tipa orgazmash. Ato e kanë edhe variantin ? e tëra ose asgjë?, por ndryshe nga burrat, ato janë të afta për orgazma tëpërsëritura, ashtu si dallëndyshet që rrëshqasin me shpejtësi duke u ulur e ngritur mbi ujë.
Kjo është një seri klimaksesh seksuale ku tensioni rritet shpejt dhe ?lirimi prej tij vjen po ashtu shpejt dhe përsëri rritet menjëherë në një lartësi të re dhe kështu vazhdon. Kush nuk i ka parë dallëndyshet që rrëshqasin mbi ujë me siguri ka parë se si një gur i sheshtë i hedhur me forcë shkon në sipërfaqen e valëve. Kështu mund të krahasohen orgazmat e shumta tek gruaja. Majat nuk janë kurrë shumë të larta dhe luginat nuk janë kurrë aq të thella si? janë në orgazmën e plotë. Megjithatë, ato janë përvoja të bukura kënaqësie, si? janë dhe orgazmat e plota. Gjithkush dëshiron të jetë një dallëndyshe!.
Pse disa gra kanë kaq shumë orgasma, ndërsa të tjera nuk kanë fare?
Te kesh potencialin për të arritur orgasmën (potencial që e kanë të gjitha gratë) dhe ta arrish atë me të vërtetë, nuk është e njëjta gjë. Tek ?do grua masa indore rreth një kilogram që quhet truri, vendos në se do të kesh orgasma pa kufizim në numër. Vendimi për të arritur klimaksin seksual nuk merret në vagjinë, ai merret në kokë.
Natyra, për riprodhimin nuk kërkon kënaqësi seksuale. Riprodhimi ka vetëm një kërkesë, sperma të depozitohet në vagjinë (qoftë edhe me një lugë ). Kënaqësia e interkursës seksuale ? orgasma -është përgjegjësi individuale e atyre që marrin pjesë në të.
Tani shpresoj ta kesh të qartë që orgasma nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien seksuale të mirëfilltë – penisi në vagjinë ? (si? e dije ti), por është kulmi i kënaqësisë seksuale që vjen edhe si pasojë e vetë-masturbimit, masturbimit reciprok, fantazive seksuale, ëndrrave, eksitimit seksual jashtë gjenital duke lexuar, shikuar dhe dëgjuar materiale erotike dhe ajo realizohet gjithmonë në tru.
C? është stimulimi seksual total?
është mënyra për të intensifikuar kënaqësinë seksuale. Kjo arrihet duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme erotike. Bashkëshortët mobilizojnë të gjitha rrugët e mundshme ndjesore. Ky rekrutim ndjesor në fillim bëhet me ndërgjegje, më vonë ai del nga kontrolli, bëhet automatik, i pavullnetshëm dhe rrit suksesin e aktivitetit seksual.
Ndjenja e parë ku duhet përqendruar është ndjenja e prekjes. Ndonëse kjo ndjenjë është më e nënkuptuara, disa herë neglizhohet. Në përvojën prekëse ka dy anë: Të prekësh dhe të jesh i prekur. Po qe se mirëkuptohen këto dy anë, ato do të ndihmojnë njëra-tjetrën.
Pas prekjes, ve?anërisht, në zonat më sensitive të njeri-tjetrit, rëndësi ka ndjenja e dëgjimit. Kur ajo pëshpërit di?ka erotike në veshin e tij, një element tjetër hyn në lojë. Kur ndjenja e dëgjimit hyn në veprim, burri eksitohet më shumë dhe nxitet ta eksitojë edhe ai më shumë gruan.
Vëzhgimi dhe shikimi kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të marrë kënaqësi sa më të plotë nga seksi. Të shikosh organet seksuale të tua dhe të partnerit është shumë eksituese. Aq më shumë ndikon kur shikon ndryshimet që ato pësojnë gjatë aktivitetit seksual. Të shikosh trupin lakuriq të partnerit, lëvizjet e tij ose të saj gjatë intekursës seksuale, kjo bën që të shtohet intensiteti i përvojës seksuale. është ve?anërisht shumë eksituese për një burrë kur sheh gruan lakuriq gati për të bërë seks me të. Për të gjitha këto arsye ambienti ku behet dhe koha kur behet seks duhet te rregullohen që të ketë aq dritë sa partnerët të shohin njeri-tjetrin.
Jeta seksuale e ?do mammali, me përjashtim të njeriut, dominohet nga shqisa e të nuhaturit. Njerëzit bëjnë kujdes të ve?antë për pastrimin dhe heqjen e erës së trupit të tyre, deri sa nuk lenë erë të ketë mbetur. Edhe pse industria e prodhimeve sanitare dhe deodoranteve ka hedhur në qarkullim mijëra artikuj të ndryshëm, fatmirësisht trupi ynë nuk dorëzohet kaq lehtë. Aparati nervor që ndjen erën është zgjatim direkt i trurit. Bulbi olfaktor është pjesë e trurit që zbret poshtë në pjesën e sipërme të hundës.
Janë me shumë vlerë ushtrimet Kegel-it, për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisit. Për këto ushtrime më janë bërë disa pyetje, për të cilat do të kem rast të përgjigjem.
?janë miniorgasmat?
Ka disa të reja, të rinj, gra dhe burra, që kanë një problem shqetësues lidhur me orgasmën. Ata e arrijnë orgasmën jo vetëm shumë shpejt, por edhe shume shpesh. Disa e duan këtë, por ka të tjerë që nuk ndjehen mirë. Gjithkush mund ta kuptojë sa shqetësuese është për një vajzë kur arrin në orgasmë në klasë, në mes të orës së mësimit. Orgazma në këtë rast ndodh krejt pa eksitim seksual. Mjafton që dikush të ulet në prehrin e saj dhe ajo arrin në orgasmë!
Ka disa gra dhe vajza që ndonëse ndjejnë dhimbje ose kruarje dhe vagjina u vjen erë të papëlqyer, nuk pranojnë të shkojnë tek gjinekologu. Pse e refuzojnë vizitën tek mjeku këto gra e vajza? Sepse kanë frikë se gjatë vizitës ato mund të kalojnë në orgasmë.
Orgazma, është një refleks që e ?liron personin nga tensioni seksual. Disa gra thonë se kur veshin pantallona të ngushta ndjejnë të ngacmohen dhe kalojnë në orgasmë. Në këtë rast pantallonat fërkojnë gjenitalet. Për gra të tjera një presion që ushtrohet në zonën pelvike (kur dikush ulet në prehrin e tyre) bën të rritet eksitimi dhe të arrijnë në orgasmë. Ushtrimet e Kegelit (shtrëngimi dhe lirimi i muskujve të dyshemesë pelvike) që ndodh pa e kuptuar, mund të shkaktojë orgasmë. Presioni (shtrëngimi) i dy kofshëve, lëvizjet tundëse, mbështetja në një makinë larëse që vibron, hipja në bi?ikletë, ose fantazitë mund të shkaktojnë gjithashtu orgazma.
Mund të ndodhë që kruajtja aty poshtë kur ke ndonjë infeksion të bëhet shkak për orgazmat e vogla e të shpeshta.
Pranojini këto orgazma si një dhuratë speciale që ua bën trupi juaj. Si di?ka që duhet ta gëzoni dhe jo të shqetësoheni e t?I evitoni ato.
Tani besoj se e ke të qartë ?farë është orgazma. Mendimi që kane shume gra, se orgazma arrihet vetëm gjatë aktit seksual është një mit, një keqkuptim. Orgazma realizohet në tru dhe jo në vagjinë.
Shumë adoleshente e arrijnë orgasmën pa kryer marrëdhënie seksuale të mirëfillta. Ato orgasmojnë në gjumë, në fantazi, kur shikojnë, lexojnë e dëgjojnë materiale erotike, kur vetë-masturbojnë, ose kur bëjnë masturbacion reciprok me shokët ose shoqet e tyre. Kur themi se vajzat duhet ta shtyjnë sa më shumë kryerjen e marrëdhënies seksuale, kemi parasysh që ato të ?lirohen nga tensioni seksual dhe ta arrijnë orgasmën pa kryer marrëdhënie të mirëfillta seksuale. Kur këshillohet abstinenca ose heqja dorë nga marrëdhënia seksuale deri në martesë, presupozohet të arrihet kënaqësia seksuale me këto mënyra të tjera pa kryer marrëdhënien seksuale të mirëfilltë . Abstinencë nuk do të thotë të mos kënaqesh me trupit tënd, si? predikojnë disa besime fetare. Abstinencë do të thotë kënaqu, por pa kryer marrëdhënie seksuale të mirëfillta, që mbartin rrezikun e shtatzanisë dhe të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Pac fat dhe shendet
Doktori