Femrat nuk më eksitojnë!

sad boyPyetje:
Doktor jam një djalë 15 vjeç dhe kam një problem: Femrat nuk më eksitojnë dhe kam menduar që kur të kryejë mardhënie seksuale të përdor Viagra, por do të doja të dija efektin që mund të kenë. Do të thotë nqs unë pi viagra dhe ? gjatë proçesit nuk eksitohem, a shkakton gjë kjo? A pengon në “prishjen”time? (më falni por nuk dija si ta shprehja). Shpresoj ta keni kuptuar problemin tim.

Përgjigje:

Që në fillim dua të të them, se 15 vjeç është herët që një djalë të fillojë jetën seksuale. Kjo është këshilla ime. Nuk më thua: A të ngrihet kur masturbon (i bije me dorë), kur ngrihesh në mëngjes, ose natën në gjumë. Si do qoftë, as mos e shko nëpër mendje përdorimin e Viagrës. Të rinjtë nuk kanë nevojë për Viagrën. Ti nuk i shpjegon mirë problemet e tua, por sido që të jetë kuptohet që ke njëe lloj impotence emocionale e cila është e shërueshme. Shërimin do ta bësh ti vetë. Edhe një herë mos përdor Viagra, ajo nuk është për ty. Lexo artikullin që po të dërgoj,
Uroj shëndet dhe fat,
Doktori.

TË RINJTË DHE IMPOTENCA SEKSUALE

Kohët e fundit, në adresën time në blogun “seksologu”, kam marrë shumë letra prej të rinjve, shumica të moshës 20-25 vjeç, që kërkojnë shpjegime lidhur me disfunksionin e tyre erektil (impotencën). Ata ankohen se e arrijnë ereksionin, por nuk e mbajnë dot atë për aq kohë sa duhet për të penetruar në vaginën e dashnoreve të tyre. Ata ankohen për gjendjen e tyre dhe ndjehen shumë të frustruar.

Të gjithëve u kam dërguar përgjigje personale, ku përfshihen këshilla specifike për gjendjen e secilit, por duke vlerësuar se problemi prek shumë të rinj të këtyre moshave, mendova ta përgjithësoj problemin edhe me këtë shkrim.

Problemet me ereksionin tek të rinjtë janë kryesisht, psikologjike, por ka edhe raste që kanë arsye fizike, ose kombinim i të dy faktorëve- psikologjike dhe fizike. Ju thoni se nuk jeni të zotë ta mbani ? ereksionin për të realizuar interkursën, por ? a e mbani ereksionin kur ajo e prek penisin tuaj me duar, me gojën e saj, ose kur masturboni?

Disa djem kanë probleme me ereksionin, kur marrëdhënia është në fillimet e saj. Me kalimin e kohës, kur ata ndjehen më komfort në marrëdhënien? me partneren e re, ereksionet e tyre bëhen më të mira. Bëni ? kujdes dhe vëzhgoni ereksionin tuaj. Mundohuni të kuptoni në se kjo vështirësi që keni ka nevojë që të shikohet nga një urolog, apo nga një seksterapist. Pra dalloni impotencën fizike nga ajo psikologjike.

Në qoftë se keni ereksione kur ngriheni në mëngjes ose? kur masturboni, por jo kur dëshironi të bëni seks me partneren, ky është një informacion me rëndësi, që do të thotë se trupi juaj funksionon mirë, fizikisht.

Por dua? të të bëj edhe këtë pyetje: Pse nuk përpiqeni të arrini ? kënaqësinë seksuale me partneren tuaj pa u shqetësuar për ereksionin?

Këto lloj vështirësish janë të zakonshme? dhe kalimtare.
Shikojini këto si pjesë të? jetës dhe jo si probleme të saj
.
Në problemin tuaj seksterapia mund të bëjë ndryshime pozitive të dukshme.

E kuptoj, se sa frustruese dhe e vështirë është për djemtë dhe partneret e tyre seksuale, kur përballen me disfunksionin erektil, veçanërisht, kur shkaku është i paqartë.

Në këtë rast, është me shumë rëndësi që partneria të jetë mbështetëse dhe ta kuptojë situatën. Disfunksioni erektil, bën që djali dhe vajza të ndjehen të pa përshtatshëm për marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. ? Secili fajëson veten. Djali mendon se është faji i tij që është i pazoti. Vajza fajëson veten, sepse mendon se është e paaftë të eksitojë në mënyrën e duhur djalin që e do. Ndërkaq, komunikimi i hapur dhe i ndershëm me njëri-tjetrin, është me shumë rëndësi për të forcuar marrëdhënien dhe që të dy, sëbashku, do ta rregullojnë situatën.

Disa djem, provojnë vështirësi në ereksion edhe si pasojë e faktorëve fiziologjikë. Në faktorët që shkaktojnë impotencën fizike hyjnë :

  • Përdorimi i disa barnave që pengojnë përgjigjen seksuale.
  • Kur djemtë vuajnë nga disa sëmundje kronike (sëmundje të zemrës, tension i lartë i gjakut ose diabeti).
  • Kur përdorin? alkool dhe droga.
  • Kur kanë patur trauma në zonën gjenitale, të cilat kanë prishur furnizimin me gjak të indeve erektile të penisit.
  • Kolesteroli i lartë në gjak, i cili bën të pakësohet furnizimi me gjak i zonës gjenitale.

Tek djem të tjerë, shqetësimet psikologjike si stresi, ankthi, rënia moralisht dhe lodhja, mund të jenë shkaqe për impotencën. Kërkuesit në këtë fushë, mendojnë se për shumë djem, disfunksionet erektile kanë si shkak kombinimin e faktorëve fizikë, psikologjikë dhe kulturorë.

Ju thoni se penisi i juaj forcohet, por ju nuk e mbani dot ereksionin për aq kohë sa duhet për të kryer penetrimin. Mua si mjek, më intereson të di në se ke ereksione të forta :

  • Gjatë gjumit, ose kur ngrihesh në mëngjes?
  • Kur masturbon?
  • Kur putheni dhe përkëdheleni me dashnoren, pa kryer penetrimin?

Nga mënyra si do t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, nga ekzaminimi me ultrasound(ECHO) dhe nga vlerësimi i gjendjes neurologjike, do të kuptojmë dhe të përcaktojmë shkakun e impotencës tek ju.

Sot për sot, ne nuk i kemi këto të dhëna. Do të bëje mirë t’i plotësoje, sepse në vartësi të shkakut do të bëhet edhe mjekimi. Mjekimi është shumë i gjerë. Ai shkon nga barnat, tek zëvendësimi i hormoneve, tek kirurgjia vaskulare në penis, tek seks-terapia dhe terapia në çift.

Unë nuk besoj se ju keni probleme fizike por, sigurisht, ky është një supozim. Të vërtetën do ta thotë doktori që do t’u vizitojë. Ka shumë mundësi që impotenca juaj të jetë për shkaqe psikologjike

Vazhdoni të jeni intimë me njëri tjetrin edhe pa kryer aktin e mirëfilltë seksual (interkursën). Si ushtrime në këto raste këshillohet që të të fokusoheni në ndijime jo gjenitale, siç janë puthjet dhe përkëdheljet. Ju mund të prekni dhe të ngacmoni seksualisht njëri- tjetrin, ju mund të bëni seks oral, ose mund të përdorni lojra seksi.

Provoni të jeni intimë pa interkursë. A kënaqeni të dy me gjërat që nuk kërkojnë ereksion dhe a bisedoni gjithçka me njëri-tjetrin?. Po qe se kënaqeni në shoqërinë e njëri- tjetrit, kjo do t’u bëjë të ndjeheni me mbështetje emocionale dhe intimitet fizik. Kjo do t’u ndihmojë të ndizet përsëri zjarri tek vatra juaj.

Nuk di ku jeton, por në qofte se jeton në ndonjë vend, ku ka qendra seks-terapie, shkoni të dy atje. Do të të tregoj se çfarë bëhet në seks-terapi?

Mjekim tek seks-terapisti zgjat me javë, por ka edhe mënyra që mund të jenë më të shkurtra. Doktori në seancat që ju të dy, ose vetëm ti, shkon për konsultim, ai do t’u japë porosi që ju do t’i plotësoni? deri sa të veni në takimin tjetër. Këto mjekime janë më të përshtatshme për të martuarit. Me djemtë e rinj dhe dashnoret e tyre ky është një problem i vështirë, sepse kërkon interesim, persistencë dhe marrëdhënie të qëndrueshme. Në shumë vende seks-terapistët përorin, të ashtuquajturat, surogatot. Këto janë vajza dhe gra, të moshave të ndryshme, të përgatitura si ndihmëse të seks-terapistëve. Doktori i dërgon pacientët e tij të rinj, ose burrat, gratë e të cilëve,? nuk pranojnë të marrin pjesë në këto mjekime, tek surogatot. Ato bëjnë gjithçka që i duhet burrit ose djalit të për të kapërcyer vështirësinë.

Në seancat e seksterapisë çifti mëson si ta rindërtojë jetën seksuale pa penetrim vaginal. Kur çiftet e mësojnë dhe e praktikojnë këtë sjellje seksuale, që shkurt quhet VENIS (very erotic noninsertive seks), ata ndjejnë se komunikimi i tyre seksual dhe intimiteti përmirësohen. Ata bisedojnë më shumë me njeri-tjetrin, ndajnë më shumë probleme midis tyre dhe qëndrojnë më shumë sëbashku. Si rezultat i seksterapisë, vajza përgjigjet seksualisht në mënyrë më efektive dhe ndjehet më e kënaqur. Kjo ndodh, nga që shumica e grave nuk e arrijnë orgasmën? vetëm me penetrim, por me stimulim të klitorit. Ja pse çiftet kënaqen seksualisht edhe pa penetrim.

Dëshiroj t’u kujtoj që të mos bëni gabimin që e bëjnë shumë shokë të tu, të cilët e ndërpresin aktivitetin seksual kur bëhen të paaftë të arrijnë ereksionin. Mos u largoni nga seksi dhe intimiteti.

Në vendet ku ka studime dhe statistika për problemet seksuale, është rritur shumë shqetësimi për disfunksionin seksual të djemve të rinj. Këtë fenomen e shohin si një kërcënim në rritje, për përhapjen në shkallë të gjerë të sëmundjeve që transmetohen seksualisht.

Statistikat e shumë vendeve tregojnë, se shumë burra të rinj të moshës 18- 24 vjeç,? që janë seksualisht aktivë, përdorin Viagrën, shpesh, bashkë me alkoolin dhe me drogat? e rrugës.

Shkalla sa është rritur përdorimi i Viagrës, Levitrës dhe Cialis midis të rinjve, mbetet një gjë e panjohur mirë. Por duke gjykuar nga një studim i kohëve të fundit në tre universitete të Cikagos duket se këto barna përdoren nga një numër i madh i të rinjve. Rreth 13 përqind e studentëve thonë se vuajnë nga shkallë të ndryshme të disfunksionit erektile. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se këta studentë nuk e kanë biseduar asnjëherë problemin e tyre seksual me doktorin, por kanë përdorur barnat kundër disfunksionit erektil pa dijeninë e mjekut. 54% e djemve në studim, Viagrën e kanë marrë nga shokët, ose e kanë gjetur nga interneti. Kjo ndodh, sepse këta djem, që mundohen ta kapërcejnë vështirësinë e tyre seksuale me ndihmën e barnave, nuk e konsiderojnë veten të sëmurë. Sipas gjykimit të tyre të gabuar, impotent është ai që nuk arrin kurrë ereksionin.

Është me interes fakti, që 25 përqind e studentëve thonë se kur vendosin kondomin e humbasin ereksionin. Si rrjedhojë e kësaj ata nuk përdorin kondomin, ndonëse, sic raportojnë vetë, kanë pasur, mesatarisht, mbi gjashtë partnere të ndryshme seksuale.

Siç kuptohet, ky është një problem shëndetësor shumë i madh.? Mos përdorimi i kondomit, veçanërisht, kur kanë marrëdhënie seksuale me shumë partnere dhe kur niveli i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është bërë epidemik, i rrit shumë? shanset që ata të sëmuren me një nga këto sëmundje, përfshi edhe HIV/AIDS.

Nga studentët e përfshirë në studim,? 6 përqind e tyre shfaqën dëshirën të merrnin? mjekim për impotencën; 57 përqind thanë se përdorin mjekim për impotencën, të cilin e marrin vetë, pa dijeninë e mjekut dhe 29 përqind përdornin Viagrën dhe shoqet e saj, vetëm, që të përmirësonin performancën seksuale.

Shumica e të rinjve që përdorin Viagrën dhe shoqet e saj (64% e tyre), i marrin këto? së bashku me alkolin, metamfetaminën, kokainën dhe ecstasy. Këto droga, siç dihet, e rritin dëshirën e të rinjve për seks. Ato pakësojnë frenimin dhe i bëjnë ata më të guximshëm seksualisht. Por drogat ulin nivelin e performancës seksuale dhe për t”u bërë partnerë seksualë më të mirë, ata marrin edhe Viagrën. Ata ndjehen më të zotë për seks, madje, edhe në kushtet kur pa këto barna nuk do të funksiononin dot seksualisht. Por, siç dihet, drogat dhe alkooli mpijnë ndërgjegjen dhe kjo e shton akoma më shumë rrezikun për infektimin me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe për shtatzënitë e padëshiruara.

Duhet të kuptohet mirë nga të rinjtë, prindërit e tyre dhe të gjithë të rriturit se përdorimi i Viagrës bashkë me alkolin dhe drogat e tjera të rrugës, e rrit rrezikun për infektimin me sëmundjet që transmetohen seksualisht dhe për shtatzënitë e padëshiruara.

Nuk ka rëndësi doza që përdor. Rëndësi ka që të rinjtë nuk duhet të përdorin barna kundër impotencës, pa konsultimin e doktorit.

Të rinjtë duhet të dinë se Viagra, Levitra dhe Cialis nuk e rritin performancën seksuale të të rinjve me funksion seksual normal, ato ndihmojnë ata që janë të sëmurë.

Paç fat e shëndet

Doktori

3 Responses to Femrat nuk më eksitojnë!

  1. andrea says:

    pershendetje zoti doktor kam nje problem me penisin nuk me ngrihet pasi kam qene njere i fejuar e kam bere rregullisht u ndame dhe u fejova me nje tjeter dhe nuk arija dot te eksitosha si ka mundesi se po cmendem

  2. andrea says:

    jam 31 vjec dhe nuk po e kuptoj e theksoj qe kam pasur nje jete shum aktive seksuale

  3. gerti says:

    pershende doktor
    jam nje djale qe kam nje jete shume aktive seksuale por doja te dija pse kur tradhtojme ose me sakte kur shkojme me femra te tjera na ndodh mosfunksionimi i penisit.mos duhet te perdorim viagren dhe a eshte e demshme per nje djale rreth te 30dhjetave.qe ta kaloje nje situate te tille
    ju lutem ktheni pergjigje se eshte shume e rendesishme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>