Filmat Pornografikë

Pyetje:
Më intereson të di a ndodh që të gjithë meshkujt të eksitohen pra tju ngrihet penisi kur shikojnë video pornografike dhe a ka mundësi që disa meshkuj të mos eksitohen dhe a dmth kjo që ai ka ndonjë problem që nuk po eksitohet. Më ktheni përgjigje ju lutem.

Përgjigje:
Për shumicën e djemve dhe burrave pornografia është eksituese, ky është dhe qëllimi kryesor i saj.
Por ka djem e burra që nuk u pëlqen të shohin skena pornografike, madje, nuk i durojnë e nuk i shikojnë dot këto skena.
Në qoftë se djali yt eksitohet prej teje dhe i forcohet penisi dhe bën seks të mirë, përse të duhet pornografia. Kjo është natyrale dhe kjo mjafton. Në qoftë se djali nuk ka ereksione kur është në marrëdhënie me ty, atëherë, ky është problem dhe për këtë ia vlen të shqetësohesh.
Pac fat dhe shëndet
Doktori