Pyetje :
E nderuar redaksi, ju lutem përcillni doktorit përshëndetjet dhe pyetjen time. Lexova artikullin për madhësinë e organit seksual mashkullor dhe kisha dy pyetje lidhur me fëmijët.
E para, diku kam lexuar që në asnjë mënyrë tek fëmijët nuk duhet tërhequr pas pjesa e lëkurës që mbulon kokën e penisit(lafsha quhet në gjuhën popullore në mos gaboj?)sepse dëmton organin. Kjo, për mendimin tim, krijon probleme higjenik. Deri në çfarë moshe vlen kjo këshillë për fëmijët?
E dyta, organi seksual i djemve rritet në raport me rritjen e trupit apo në mënyrë të pavarur prej tij? E kam fjalën një djalë ende i mitur (le të themi katër vjeç ose diçka më shumë ose më pak) me një penis të vogël, do të jetë në të ardhmen një burrë me penis të vogël? Në fund të fundit kush konsiderohet “i vogël” e kush normal?
Pyetje:
I dashur Dr. Ademi.
Nga pikëpamja shëndetësore për jetën seksuale, është më mirë që fëmijët të bëhen, apo jo, synet? Ky është një veprim religioz apo shkencor?
Përgjigje:
Për këtë problem kam folur dhe kam shkruar shumë herë. Me sa duket pyetjet dhe interesimi për madhësinë e penisit janë pa fund. Kjo është një pyetje e vjetër dhe e re ndaj edhe unë si të gjithë seksologët nuk përtoj të përgjigjem.
Le të fillojmë me shqetësimin tuaj të parë.
Koka e penisit në formë helmete është zona më e ndjeshme e tij sepse kjo? është e pajisur me shumë nerva të ndjeshëm. Thuhet se koka e penisit është aq e ndjeshme sa dhe shputa e këmbës, kështu që çdo prekje e vogël jep një përgjigje të amplifikuar. Koka është e mbuluar me një palosje lëkure që quhet lafsha ose prepuciumi. Ka djem që lindin me kokë të pambuluar, si dhe ata që e kanë hequr lafshën me një operacion që quhet cirkumcisioni ose synetllëku.
Kur koka e penisit mbulohet me lafshë, ju mund ta tërhiqni këtë prapa pa frikë dhe ta shikoni të gjithë kokën. Lafsha mbron mbaresat nervore në kokën e penisit. Sapo ta tërhiqni lafshën prapa ju do të vëreni se koka është e ndjeshme në këtë zonë më shumë se tek një djalë që nuk e ka të mbuluar kokën me lafshë. Lafsha ka rëndësi se kur shkon mbrapa jep sensacion më të madh, gjë që ndjehet kur djali do të masturbojë, kur një vajzë do ta marrë në gojë penisin e tij ose gjatë penetrimit.
Circumcisioni ose synetllëku, është një procedurë kirurgjikale që heq lafshën dhe më shpesh kryhet kur djali është i vogël. Nuk ka asgjë të keqe kur cirkumcisionin e bëjnë edhe burra të rritur për arsye të ndryshme. Kjo lloj kirurgjie është e zakonshme në shumë vende që e bëjnë sa po djali lind siç ka qenë praktikuar para disa vjetëve në U.S. për të gjithë fëmijët e çdo feje e kombësie por më shumë praktikohet nga hebrenjtë dhe myslimanët kudo në botë. Kjo praktikë ka qenë dhe vazhdon edhe në vendin tonë.
Koka e penisit të bërë synet është më pak i ndjeshëm sepse nervat në kokën e tij e pakësojnë ndjeshmërinë nga që mbeten të pambuluara? nga lafsha. Por si për çdo gjë seksuale, gjithçka varet nga përgjigja individuale ndaj prekjes.
Tradicionalisht njerëzit besojnë se synetllëku e bën penisin që të jetë më i pastërt. Kjo mund të ketë qenë e vërtetë mijëra vjet më parë, por studimet tregojnë se me praktikat moderne të larjes kjo nuk është më kështu. Prandaj këshillohet që penisi, koka e tij të pastrohet mirë. Ndenë lafshë ka disa gjëndra që prodhojnë një masë të bardhë si gjizë me erë karakteristike që është irituese për kokën dhe lafshën e fëmijës. Kjo lëndë duhet të pastrohet mirë duke e shpërveshur prapa lafshën e kokës dhe zona të pastrohet mirë sa herë fëmija bën banjë (mundësisht çdo ditë). Kur lafsha nuk shkon mbrapa sepse është e ngushtë ose është e infektuar (fimosis)kjo është një arsye mjekësore më shumë që djali duhet të bëhet synet.
Nuk e di ku e keni lexuar atë që thoni se nuk lejohet lëvizja e lafshës prapa, por si do që të jetë dhe kudo që ta keni lexuar, kjo duhet konsideruar një gabim. Pastrojeni pa frikë dhe me kujdes kokën e penisit të djalit tuaj edhe nën lafshë duke e çuar lafshën prapa.
Në ditët e para pas lindjes, ose më vonë, prindërit mund të kërkojnë ta bëjnë djalin synet ( cirkumcizion ). Ky operacion heq lafshën që mbulon kokën.
Pse disa duan ta bëjnë këtë operacion tek djemtë e tyre? Fillimisht kjo është bërë për arsye fetare, po qe se ju i përkisnit besimit Mysliman (tek ne nuk ka Hebrenj). Sot doktorët e rekomandojnë cirkumcizionin për të parandaluar infeksionet që ndonjëherë ndodhin në djemtë e pa bërë synet. Je bërë synet, ose jo, penisi yt punon në të dy rastet në të njëjtën mënyrë . Pra synet djemtë bëhen për arsye religioze dhe për indikacione mjekësore.
Me këto shënime mendoj t’i kem dhënë përgjigje edhe pyetjes së dytë.
Pyetja tjetër që juve bëni, ka të bëjë me atë se sa i gjatë duhet të jetë një penis mesatar kur është i forcuar dhe kur është i butë. Penisi mesatar i zbutur i një të rrituri ka gjatësinë 5-6 cm. Ndërsa një penis mesatar i forcuar i një të rrituri është rreth 10-11 cm. Ndërsa këto numra mund të duken interesante, unë do t’u thosha që kurrë të mos e krahasoni trupin e djalit, trupin e dashnorit ose të burrit tuaj? me mesataret, me statistikat, me fotografitë, me starët e filmave porno. Çdo krahasim i tillë është pa vlerë.
Gjëja që ka më shumë rëndësi, kur fjala është për anatominë e kënaqësisë mashkullore është: kur nuk ke një dimension penisi gjeneroz, vetë duhet të jesh seksualisht gjeneroz, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale
Disa njerëz besojnë se mund të gjykohet për madhësinë e penisit të forcuar tek një djalë duke parë penisin e tij të zbutur. Kjo është krejtësisht gabim. Penisi vetë thotë: “Unë jam ai që rritem nuk jam ai që dukem” që do të thotë se penisi mund të duket i vogël kur është i butë, por kur forcohet ai zmadhohet.
Një penis i vogël kur është i butë mund të rritet më shumë kur forcohet, krahasuar me një penis që është më i madh kur është i butë. Lidhur me atë që thoni se a rritet penisi në raport me trupin do t’u them se ka shumë burra trup mëdhenj që kanë penis të vogël dhe burra të tjerë trup vegjël që kanë penis më të madh.
Lidhur me këtë problem e gjej me vend të sjell këtu fjalët e një “Edukatores seksologe”: “Sipas eksperiencës time (besomëni, ajo ka eksperiencë shumë të madhe A.H.) unë vlerësoj mendjen, gishtat dhe gojën e një personi më shumë se penisin e tij. Një dashnor me penisin më të madh ose pa penis fare mund të më eksitojë mua në mijëra mënyra të ndryshme, po qe se ai angazhon imagjinatën dhe përdor gjithçka që ka për të më çuar atje ku duhet. Madhësia nuk ka rëndësi për mua.”
Sigurisht kjo nuk është e vërtetë për këdo. Disa njerëz çmenden për një penis të madh ndërsa të tjerë, për shumë arsye, dëshirojnë një të vogël.
Dikush mund të pyesë: Si do të bësh seks me një penis të vogël dhe ta kënaqësh një grua ? Unë kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem përsëri me fjalët e “Edukatores seksuale” që përmenda më sipër, po të doni emrin ua them- Ducky DooLittle:
“Filloni të mësoni se seksi është? më shumë se vetëm interkursë. Seksi i madh përfshin flirtimin, puthjet, seksin oral, gishtat, lodrat e seksit, penetrimin dhe imagjinatën. Seksi i madh ndodh kur çdo partner është aq i interesuar sa dëshiron ta shikojnë partnerin e tij të arrijë klimaksin ashtu si do të dëshironte ta arrinte edhe vetë. Kthehuni tek dashnorja juaj, dëgjoni frymëmarrjen e saj, vëzhgoni lëvizjet e vitheve të saj, ndjeni muskujt e saj të flektohen rreth gishtave të tua.? Fol me të ndershmërisht për mënyrën si dëshiron ta prekesh. Inkurajoje atë të prekë veten e saj, vëzhgo çfarë bën ajo dhe bë edhe ti lëvizjet e saj. Lexo librat më të mira për seksin dhe përvetëso teknikat më të mira. Lexoi asaj në shtrat erotika. Shkoni gjithnjë e më tutje. Seksi i madh pak ka të bëjë me dimensionin e penisit. Dhe në qoftë se për shans ju bini në dashuri me një Queen Size, blej asaj një dildo të madhe që të ndihmohet, tërhiqu dhe kënaqu duke parë.!”