Gënjeshtrat lidhur me infeksionin HIV

Stop-AIDS-HandPyetje:

Doktor Harxhi, përshëndetje.
Jam një djalë me banim në Tiranë. Ndoshta pyetja ime iu duket disi e çuditëshme. Amund të infektohesh me AIDS nëse të hedhin në gotën e pijes disa pika me gjak të infektuar?.
Të më falni, por kjo ka ndodhur realisht? në një pub të Tiranës.

Faleminderit në se më përgjigjeni.

Përgjigje :

Që në fillim do t’u them? se as ju dhe askush tjetër nuk do të infektohet me HIV po të pijë? nga gota ku kanë hedhur disa pika gjaku të një personi të infektuar.

Por ju dhe të gjithë ata që i lexojnë këto rreshta duhet ta dinë se për arsyen që HIV/AIDS është një subjekt shumë i frikshëm, shumë mite dhe gjysmë të vërteta janë përhapur gjithandej lidhur me mënyrën se si ky infeksion mund të transmetohet… Duhet ta theksojmë edhe një herë me forcë që HIV është një virus që kapet me vështirësi. Virusi gjendet vetëm në gjak, spermë dhe sekrecionet vagjinale, zakonisht, në numër të vogël dhe nuk zhvillohet dot jashtë këtyre ambienteve. Duke ditur të vërtetat për HIV ju do të dini të veproni me përgjegjësi.

•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- në pishinë edhe pse atje notojnë edhe njerëz HIV- pozitiv
•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- edhe po të puthni ose t’u puthë një person HIV-pozitiv në buzë, ka vetëm një mundësi? të vogël, kur personi ka dëmtime ose hemoragji nga xhinxhivat.
•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- duke pirë nga e njëjta gotë ose duke ngrënë në të njëjtën pjatë që e ka përdorur dhe personi me HIV
•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- duke shkuar në shkollë ose Universitet me një person HIV-pozitiv; duke i bërë vizitë në shtëpi ose në spital një personi me HIV pozitiv; duke u përqafuar ose takuar duart ose dancuar me një person HIV pozitiv.
•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- kur uleni në nevojtore në të njëjtin? stol tualeti ku më parë është ulur një person i infektuar me HIV.
•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- edhe kur dikush që është HIV pozitiv teshtin para jush, virusi nuk kalon nëpërmjet ajrit
•? ? ? JU NUK DO TË INFEKTOHENI ME HIV- po qe se u pickon ndonjë insekt, ose pse dhuroni gjak në qëndrën e gjakut ose spital.