Pyetje:
Jam një vajzë 19 vjeç. Kam kryer marrëdhënie për herë të parë në jetën time para 1 jave me të dashurin tim
Herën e parë pata gjakderdhje, po ashtu edhe të dytën e të tretën. Kam pak dhimbje në bark. Ju lutem më thoni çfarë po ndodh me mua mos ndoshta kam ndonjë gjë që nuk shkon.
Faleminderit për mirëkuptimin. Ju lutem më ktheni përgjigje sa më shpejt
Përgjigje:
Unë besoj se çdo gjë është normale. Mos bëni interkursë për një javë. Kur të filloni, filloni me ngadalë. Mirë është të përdorni pak lubrifikant dhe të bëni shumë paralojë seksuale përpara penetrimit. Po qe se shqetësimet vazhdojnë shko të të vizitojë një gjinekolog.
Paç shëndet e fat.
Doktori